Vuan nga kanceri, Holanda njofton largimin e trajnerit të Kombëtares! Në janar kthehet ish-i i ‘tulipanëve’

Vuan nga kanceri, Holanda njofton largimin e trajnerit të Kombëtares! Në janar kthehet ish-i i ‘tulipanëve’

Trajneri i Holandës Van Gal

Përfundimi i Botërorit do jetë edhe përfundimi i aventurës së Luis Van Gal me Holandën. Lajmin e ka bërë të ditur federata holandeze e futbollit, që ka sqaruar se trajneri aktual do largohet pas ‘Katar 2022’.

70-vjeçari pak ditë më parë dha edhe një lajm të trishtë duke deklaruar se ‘vuan nga kanceri në prostatë’. Deri më tani Van Gal ka drejtuar ‘tulipanët’ në 9 ndeshje, teksa ka marrë 6 fitore, 3 barazime dhe asnjë humbje.

Pasuesi i Van Gal do të jetë Ronald Koeman, ish-trajneri i Barcelonës i cili u shkarkua nga detyra pak muaj më parë. Për Koeman do jetë një rikthim pas 1 viti e gjysmë, teksa la në mes një projekt të nisur me kombëtaren për Barcelonën.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Reforma territoriale, mendoni se ndarja aktuale në 61 bashki është në rregull?



×

Lajmi i fundit

Putin: Nëse Perëndimi dëshiron të na mundë në fushën e betejës, le të përpiqen

Putin: Nëse Perëndimi dëshiron të na mundë në fushën e betejës, le të përpiqen