Vuan nga një sëmundje e rëndë, gjendja e ish-kryebashkiakut Safet Gjici paraqitet stabël!

Vuan nga një sëmundje e rëndë, gjendja e ish-kryebashkiakut Safet Gjici paraqitet stabël!

Safet Gjici dhe Prokuroria e Posaçme

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i cili i ndodhet prej disa ditësh i shtruar në spital pasi vuan nga një sëmundje e rëndë, ka kaluar në gjendje stabël shëndetësore.

Ky është informacioni që jepet nga brenda spitalit ditën e sotme (12 Shtator) për ecurinë shëndetësore të ish-zyrtarit të lartë vendor, i dënuar me 3 vite burgim për korrupsion, në lidhje me aferën seksuale që pati në zyrë me Alma K., edhe kjo e fundit e dënuar me 1 vit burgim nga GJKKO.

Edhe Gjici, sipas burimeve të Shqiptarja.com dhe Report TV, ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë, ku po trajtohet nga bluzat e bardha në terapi intensive. Ish-kryebashkiaku socialist njoftohet se vuan nga një sëmundje e rëndë, por diagnoza nuk publikohet.

Safet Gjici u dënua në qershor përfundimisht me 4 vite e 6 muaj burg me gjykim të shkurtuar, për aferën seksuale në zyrën e bashkisë, për të cilën u prangos më 24 qershorin e vitit 2023. Video e skandalit u bë publike në media dhe shkaktoi reagime të shumta, deri në dorëheqjen dhe ndalimin e tij.

Gjici e mohoi akuzën e korrupsionit, por SPAK e akuzoi se ka kërkuar favore seksuale në këmbim të dhënies së tenderit të qenve endacakë tek e dënuara tjetër, prokurim që mbeti në tentativë.

Apeli i Posaçëm ndryshoi vendimin e shkallës së parë, që e kishte dënuar Gjicin me 3 vite burg për shpërdorim detyre, dhe ka dhënë dënimin tashmë me formë të prerë me 4 vite e gjysmë për veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, ose i të zgjedhurve vendorë”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar Gjicit do t’i duhet të vuajë 3 vite burg në total dhe duke llogaritur paraburgimin i mbeten edhe 1 vit e 3 muaj. Po ashtu, Safet Gjicit i është hequr edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Uuuu: 13/09/2024 11:05

    Vuan nga mosgojorizmi vec alma i ben derman

    Përgjigju
  • Vlora: 13/09/2024 09:38

    Ndonje SIDA ka tani ska mundesi

    Përgjigju
  • Or tej: 12/09/2024 12:37

    Cfare koincidence qe kane keta qe sa here bien ne burg i kap gjithmone edhe nje semundje or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim