U arrestua nga SPAK/ Fatos Tushe kërkon lirinë: Vuaj nga zemra, diabeti, gur në tëmth dhe nga mushkëritë! Kërkoj detyrim paraqitje ose garanci pasurore, s'jam i rrezikshëm

‘Vuaj nga shumë sëmundje dhe nuk jam i rrezikshëm!’. Ky është argumenti kryesor që po përdor ish-kryebashkiaku i Lushnjes për të kërkuar në gjykatën e Apelit, lirimin nga burgu, pas arrestimit nga SPAK për korrupsion pak javë më parë.

Në kërkesën që ka siguruar gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ish-krybashkiaku Tushe thotë se vuan prej vitesh nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akute, nga mushkuritë si dhe është alergjik nga alergjik/intolerant ndaj disa ushqimeve. Problemet shëndetësore të tij, Tushe i ka provuar nga të dhënat e pasqyruara me analizat e publikuara.

Po ashtu Tushe pranon edhe një masë garancie pasurore për të mos qëndruar në qeli.

"Ne çmojnë se masa e sigurimit “Garanci pasurore” (në një shumë të arsyeshme të caktuar nga Gjykata), ose  “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”  do të ishin  masa sigurimi të përshtatshme" .’- thuhet në argumentimin e palës mbrojtëse të Fatos Tushes.

Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik, me 10 vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 23 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Ky tender është fituar nga një kompani EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet dhe fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami. Ky i fundit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen dhe Peqinin, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Bujar Murati dhe në fund paratë i ndanin bashkë.

Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll. 

Tushe u shkarkua nga detyra nga kryeministri Edi Rama pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë dhe aktualisht ndodhet në masën e sigurisë ‘Arrest në burg’

Kontrollet shendetsore te Fatos Tushes

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/07/2021 00:20

    Ja dhe njeriu i sakrifices,<<i semure rende>> per te qendruar ne burg,por plotesisht i shendetshem ne detyra ku luhet para e madhe ne bashki e tendera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet