Vuçiç: Pres vazhdimin e dialogut me Prishtinën në maj ose qershor

Vuçiç: Pres vazhdimin e dialogut me Prishtinën në maj ose qershor

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi sot se do të shkojë në Bruksel dy herë dhe se ai pret bisedime pozitive dhe konstruktive si dhe vazhdimin e dialogut me Prishtinën në Maj ose Qershor.

Kur u pyet nga gazetarët nëse ai pret presione të reja dhe me kë do të flasë në Bruksel, Vuçiç tha se gjatë vizitës së tij të parë në Bruksel, ai do të bisedojë me përfaqësuesit evropianë – Borell, Von der Leyen, Varhelyi dhe Lajçak, thuhet në mediat vendase.

Vuçiç ka folur edhe rreth dokumentit jo zyrtar të publikuar në disa media sllovene, ku bëhet fjale për ri përcaktim të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

“Unë jam i zhgënjyer me çmobilizimin e plotë intelektual të publikut tonë, elitës dhe pseudo-elitës, ku ata ofrojnë vlerësime për diçka që askush nuk e ka parë në asnjë mënyrë dhe janë apriori pro ose kundër diçkaje. Unë iu përkas atyre që do t’i hidhen mbi kokë dikujt, pa parë diçka ”, tha Vuçiç.

Shpërndarja e një harte për ndryshim të kufijve në Ballkan e krijuar nga kryeministri slloven, ka krijuar një rrëmujë të madhe mediatike dhe ka shkaktuar reagime të shumta ndërkombëtare. 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë