Vuçiç: BE dhe SHBA na kërkojnë ta njohim Kosovën e nuk na ofrojnë asgjë

Vuçiç:  BE dhe SHBA na kërkojnë ta njohim Kosovën e nuk na ofrojnë asgjë

Të gjithë kërkojnë nga Serbia njohjen e pavarësisë së Kosovës por askush nuk garanton madje as integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, është shprehur kështu presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Ai i bëri këto komente në një debat të organizuar nga Këshilli Atlantik, ku theksoi se për vendin e tij priten kohë të vështira gjatë administratës Biden edhe pse Serbia “ka nevojë për Shtetet e Bashkuara” dhe është vënë në përpjekje për të thelluar marrëdhëniet me Washingtonin.

“Çështja është se Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe vende të fuqishme nga perëndimi thonë se po presin nga Serbia që të njohë pavarësinë e Kosovës. Por kur pyesim çfarë ofroni, sepse asnjëra palë nuk mund t’i fitojë të gjitha – nuk ka asgjë. Askush nuk mund të garantojë madje as anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, tha ai , duke nënvizuar se madje edhe kur flitet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe që është paraparë me marrëveshjen e Brukselit “na thonë prisni sepse në Prishtinë është një qeveri e re dhe kanë probleme”, tha Vuçiç.

Kosova dhe Serbia pritet që të rifillojnë procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre në muajin maj, bisedime që ishin ndalur prej disa muajsh për shkak të situatës në Kosovë.

“Çfarë kemi nënshkruar në Bruksel 8 vjet më parë duhet të përmbushet nga të dyja palët. Dhe këtu është problemi. Pala tjetër ishte e gatshme të nënshkruajë sepse ishte e sigurt se nuk duhet te zbatojë asgjë”, tha presidenti serb, duke kritikuar Prishtinën për “shantazh”.

Ai tha se nuk u ka kushtuar vëmendje debateve që nxiti një dokument joformal (non-paper) i përfolur në mediat e Ballkanit me propozimin për ndryshimin e kufijve në rajon.

“Kurrë nuk keni dëgjuar nga unë apo kryeministrja e Serbisë që ne mbështesim Serbinë e Madhe, por e dëgjoni çdo ditë nga Prishtina dhe Tirana dhe askush nuk reagon”, tha ai duke theksuar se kohërat e luftërave në Ballkan kanë kaluar dhe popujt janë të ngopur me luftëra.

Në fjalën e tij ai ka vlerësuar minishengenin ballkanik si një iniciativë që mundëson përmirësimin e situatës në Ballkan.  Ai e vlerësoi atë si e ardhmja e  e rajonit dhe kritikoi qasjen e Kosovës, Malit te Zi dhe Bosnjës kundër kësaj ideje, ai tha se një pjesë e fajit i takon edhe e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Më duhet të ndalem dhe të reflektoj', kryeministri i Spanjës drejt dorëheqjes, shkak akuzat për korrupsion ndaj gruas

'Më duhet të ndalem dhe të reflektoj', kryeministri i Spanjës drejt dorëheqjes, shkak akuzat për korrupsion ndaj gruas