'Vuçiç është lodër e komanduar nga Putin', ish-kryeministri serb: Paqja mes Serbisë dhe Kosovës vjen vetëm me ndarjen e pjesës veriore

'Vuçiç është lodër e komanduar nga Putin', ish-kryeministri serb: Paqja mes Serbisë dhe Kosovës vjen vetëm me ndarjen e pjesës veriore

Ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkoviçi

Zoran Zhivkoviçi, ish-kryeministri serb, ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe thotë se Vuçiç është thjesht një lodër e komandurar nga Putin.

Sipas mendimit të ish-kryeministrit të Serbisë, presidenti Putin po i nënshtrohet vullnetit të presidentit rus dhe komandave të tij, duke sjellë përçarje në vend dhe hutim edhe në rradhët e Listës Serbe dhe pakicave në veri të Kosovës.  

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe “nënshtrimi” i tij ndaj vullnetit të Vladimir Putinit po e kthejnë vendin në kaos, të nxitur nga nacionalizmi i brendshëm”, shprehet ai.

Zhivkoviçi ka dhënë edhe mendimin e tij për zgjidhjen e situatës tensionuese midis Serbisë dhe Kosovës, ku sipas tij zgjidhja e vetme për paqe do të ishte ndarja e pjesës veriore të Kosovës.

"Paqja e përjetshme mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës, mund të bëhet duke ndarë Kosovën në pjesën më të vogël veriore, ku shumica janë serbë dhe pjesën jugore ku mbizotërojnë shqiptarët", ka shtuar ai.

Kujtojmë se prej ditësh situata në veri të Kosovës po vijon të jetë e tensionuar. Gjatë orëve të mbrëmjes se djeshme një efektiv i policië mbeti i plagosur pasi disa persona hapën zjarr drejt patrullës policore.Gjithashtu edhe dy gazetare ditën e sotme u sulmuan nga disa persona të maskuar.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igor: 10/12/2022 08:16

    Kjo trgon se sa presion ju be Kosoves nga perendimi qe te nenshkruajn per asocacionin per vendet ku banojne Serbet por asnji here nuk folen per luginen e Presheves,dhe tani thuan po keni nenshkruare kete mareveshtje,si me gjukaten speciale ku denohen vetem te UCK kurse vrasesit Serbe jetojne te lire ata qe nenshkruajten kete ose ishin tradhtare ose u paguan nga dikushi ,por ku ishin Amerikanet qe te thonin se kjo esht kunder Kosoves por edhe ata nuk folen gje .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Braimllari: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share

Braimllari: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share