Vuçiç në Forumin Ekonomik Botëror, fton Abazoviç të bëhet pjesë e 'Ballkanit të Hapur'

Vuçiç në Forumin Ekonomik Botëror, fton Abazoviç të bëhet pjesë e 'Ballkanit të Hapur'

Aleksandër Vuçiç dhe Dritan Abazoviç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka ftuar sërish kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç që të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur, në takimin e radhës që pritet të mbahet në Ohër.

 “Edhe një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar çështje dypalëshe me Dritan Abazoviç gjatë Forumit Ekonomik Botëror, por edhe për ta ftuar edhe një herë që të bashkohet me ne në takimin e nismës së Ballkanit të Hapur në Ohër”, shkroi Vuçiç në një postim në Instagram.

Samiti i radhës i Ballkanit të Hapur do të mbahet në 9-10 qershor në qytetin e Ohrit. Nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina nuk janë pjesë e nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët