Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të shtunën se vendi i tij nuk ka gjasa të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në vitin 2028, një afat i synuar nga disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, që aspirojnë integrimin në bllok.
Ai i bëri komentet gjatë një diskutimi në kuadër të forumit Globsec në Pragë, duke ju kundërvënë Presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviç, i cili tha se vendi i tij, aktualisht vend anëtar i NATO-s, shpreson të integrohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2028.
Presidenti serb tha se nuk beson në një mundësi të tillë dhe sipas tij, anëtarësimi i cilitdo prej vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të ndodhë para vitit 2030.
Serbia po përpiqet të ruajë një pozicion drejtpeshimi midis aspiratave të saj për integrim në Bashkimin Evropian dhe ruajtjes së lidhjeve me Rusinë, e cila e mbështet Beogradin në kundërshtimin e tij ndaj pavarësisë së Kosovës, që u shpall në vitin 2008.
Serbia e ka dënuar agresionin rus në Ukrainë dhe e furnizon Kievin me municione artilerie, por ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve kundër Moskës.
Dy ditë më parë Serbia arriti një marrëveshje me Francën për blerjen e 12 avionëve ushtarakë të tipit Rafale, në atë që u pa si një ndryshim në rrugën e bashkëpunimit të saj me Rusinë në fushën e mbrojtjes.VOA
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?
-
Dialog
31.8%
-
Debat
40.9%
-
Nuk e di
27.3%
Vota total: 44
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KFOR dhe Lista Serbe bisedojnë për zhvillimet e fundit të sigurisë
31 Gusht, 19:15
-
Po sikur SHBA të ‘lodhet’ me Kosovën si me Afganistanin?!
31 Gusht, 19:12
-
Marrëveshje me Vuçiçin për avionët, media franceze nuk kursen Macronin: Po armatos një autokrat dhe filorus
31 Gusht, 18:41
-
Vuçiç mohon se ka raporte të ngushta me Putinin: Ne nuk jemi ‘Kali i Trojës’ për Moskën
31 Gusht, 16:43
-
Vuçiç: BE-ja të ndërmarrë veprime konkrete në Kosovë, jo vetëm dënim
31 Gusht, 14:42
-
Rama në Pragë: Jemi të dashuruar me Evropën, deri në fund me BE, nuk pranojmë ‘jo’! Marrëveshja me emigrantët? Nuk i themi dot jo Italisë
31 Gusht, 11:56
-
Mbyllja e 5 komunave paralele serbe në veri, O’Brien: Kosova nuk u konsultua me SHBA, të shqetësuar nga veprimet provokuese të qeverisë Kurti
31 Gusht, 07:46
-
Vendbanimi i lashtë i Linit zbulon se si u përhap bujqësia në Evropë
31 Gusht, 07:09
-
Rama në Pragë, darkon krah Vuçiç! Presidenti serb ndan fotot
30 Gusht, 22:35
-
Mero Baze: 'Leksioni francez', për ata që duan të komandojnë Perëndimin nga Prishtina
30 Gusht, 19:59
-
Lajçak: Kosova dhe Serbia ende nuk janë gati për normalizim të marrëdhënieve mes tyre
30 Gusht, 16:39
-
Borrell kërkon që Ukrainës t’i hiqen kufizimet në përdorimin e armëve
30 Gusht, 14:59