Vukçeviç për vizitën e Thaçit: Mund
të arrestohet nëse vjen në Beograd

Vukçeviç për vizitën e Thaçit: Mund<br />të arrestohet nëse vjen në Beograd
Prokurori për krime lufte i Serbisë Vladimir Vukçeviç ka paralajmëruar se fletarrestimi serb për Hashim Thaçin është ende në fuqi, kështu që ai mund të arrestohet nëse shkon në Beograd.
 
Sipas tij hetimet për Thaçin janë të pezulluara, pasi është i pakapshëm për organet hetuese serbe. Prokurori Vukçeviçka sqaruar në gazetën “Blic” se Interpoli e ka ndaluar fletarrestin për Thaçin në vende të tjera, me arsyetimin se bëhet fjalë për funksionarë të lartë shqiptarë, por në Serbi ky fletarrest është ende në fuqi.
Kështu, sipas tij, nëse Thaçi shkon në Serbi atë mund ta arrestojnë.
 
Mediat e Serbisë dhe Kosovës lajmëruan dje se zëvendëskryeministri dhe shefi i diplomacisë kosovare do të vizitojë më 24 prill Beogradin, për të marrë pjesë në një konferencë për integrimet europiane të vendeve të rajonit.
Nga anën tjetër, shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka thënë se s’ka nevojë që Thaçi të vijë në Beograd.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët