Vula në duart e Berishës/ Juristi: Morali ka qenë me Bashën! U përball me turmën berishiane, i hodhi nga kati i dytë në Lanë

Vula e Partisë Demokratike kaloi në duart e Sali Berishës pasi Apeli vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të gjyqtarit Agron Zhukri.

Juristi Romeo Kara në ‘Studio Live’ thotë se e drejta morale ka qenë me Bashën. Tani sipas tij Basha duhet të krijojë një parti edhe sikur të jenë pak veta, pasi kanë moralin në anën e duhur.

'E drejta morale ka qenë me Bashën. Mendoj që morali nuk ndryshon edhe nëse shumica është në njërin krah apo kundër tij. Basha ka luajtur për momentin si një konsrvator, pasi ka prefeurar të vëjë në disktuim pozicionin e tij si kryetar, ta humbui atë pozicion, të përballet dhe për të shpëtuar sa më tepër pjesë të partisë. Duke ditur provat për non gratat e Berishës dhe të ardhmen e partisë. Ka qenë i vetëdijshëm.

Pati një meritë që shpëtoi fytyrën e PD-së. Berisha dhe morali nuk kanë fytyrë të përbashkët. Ka pushtet prej një pasurisë biliona eurosh të cilat i japin shpresë njerëzve që i shkojnë pas se do të ruhen nga e keqja që i ka vajtur Berishës tek dera. Berisha është në ditë të hallit. Janë interesa meskine. Nuk është gjykuar në themel i mbledhjes në stadium të foltores, ka qenë me shkelje të rënda statutore. Mendoj se Basha nuk duhet të tërhiqet, më mirë një partie e re e vogël me moral ,se sa jnë bandë e madhe e cila ka vulosur fatin duke u mbledhur rreth ligësisë Berisha.'

Nga ana tjetër, Kara nuk sheh asnjë moral tek grupimi i Berishës, për shkak të 97-ës, Gërdecit, 21 janarit dhe vjedhjeve të pasurive publike për pasurim vetjak. Morali sipas Karës është të përballesh me Berishën dhe turmën e tij.

'Nuk e di çfarë morali kanë kur mblidhen tek ata që bënë lot Shqipërinë në 97, të Gërdecit, atyre që humbën vendin e punës, privatizimeve qesharake. Ne kemi parë gjatë Berishës një krenari, që i  gjithë stafi i tij është pasuruar ndërkohë që Shqipëria është varfëruar. Dhe për këtë moral do flasim ne, pavarësisht shumicës që janë.

Morali është për ata që përballen me Berishën, me babain e të gjitha të zezave të vendit tonë, kancerit të shoqërisë. Mendoj se Basha duhet të vazhdoj edhe sikur i vetëm. Janë organizuar thjeshtë për vende punë, për të rrjepur pasuritë e këtij vendi. Kanë shitur Shqipërinë. Ne nuk do të na imponohet një Berishë i tillë se ka mijëra njerëz prapa. Morali është të përballesh me të. Basha ka një gabim që nuk u çua në politikë aktive.

Kur u përballën me rrugaçët e Berishës i hodhi nga kati i dytë në Lanë. Duhet të përballet, të mos rritet me politikën e studiove politike. Ça bën Meta? Duhet të ruajë ritmin thotë. Ky duhet të kishte ritëm tjetër, një ritëm të opozitarizmit.'

Së fundmi, juristi nuk beson tek riciklimi i figurave si Meta dhe Berisha dhe duhen figura të reja.

'Nuk kanë vepruar si liderë, kanë vepruar si shenjtani që e kanë qorollepsur. E kanë servirur këtë si zotin e pavdekshëm. Basha në fakt e detyroi të vishte maskën si zombi. Mjafton të kesh moralin. Këta që i prapa si dhelpra pas atyre të dashit, kur të humbin zgjedhjet në 2025 nuk do dinë ku të shkojnë. Po kur të shkoj në burg, do i bien derës së burgut. Por kur ti merret paratë, me çfarë do vijnë vërdallë atje. E duke filluar me pronat mafioze te rruga Mustafa Matohit. Po pse pazar e ka Amerika e cila ka sanksionuar korrupsionin si armik. Çohej e merreni Berishën nga papafingo në Lanë. Do i shohësh ata që i shkojnë pas, do e braktisin, edhe familjarët do e braktisin. Mendoj se politika ka ardhur koha të provohet sa njerëz ka me moral politik.

Kjo opozita që nuk del dot nga bataku berishian dhe i Metës do përfundojnë këtu ku janë. Duhen forma të reja. Riciklimi është gjëja më e padobishme.' Duhen qasje të reja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:22
'Shitën Shqipërinë dhe u pasuruan', Romeo Kara: Morali është të përballesh me Berishën, pavarësisht turmave

Juristi Romeo Kara teksa komentoi aktualitetin politik në Studio Live në Report Tv për Arbër Hitajn, u ndal edhe tek e ardhmja e Bashës, për të cilin u shpreh duhet të përballet me Berishën, pasi ky është morali. 

'Nuk e di çfarë morali kanë kur mblidhen tek ata që bënë lot Shqipërinë në 97, të Gërdecit, atyre që humbën vendin e punës, privatizimeve qesharake. Ne kemi parë gjatë Berishës një krenari, që i  gjithë stafi i tij është pasuruar ndërkohë që Shqipëria është varfëruar. Dhe për këtë moral do flasim ne, pavarësisht shumicës që janë.

Morali është për ata që përballen me Berishën, me babain e të gjitha të zezave të vendit tonë, kancerit të shoqërisë. Mendoj se Basha duhet të vazhdoj edhe sikur i vetëm. Janë organizuar thjeshtë për vende punë, për të rrjepur pasuritë e këtij vendi. Kanë shitur Shqipërinë. Ne nuk do të na imponohet një Berishë i tillë se ka mijëra njerëz prapa. Morali është të përballesh me të. Basha ka një gabim që nuk u çua në politikë aktive.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Zbulohen dokumentet që lidhin vilën e Gjirit të Lalzit të Berishës me lejen e ndërtimit që ka firmosur! Ja si Argita mashtroi me deklarimin e pasurisë! Ditën e martë në Report Tv

Ekskluzive/ Zbulohen dokumentet që lidhin vilën e Gjirit të Lalzit të Berishës me lejen e ndërtimit që ka firmosur! Ja si Argita mashtroi me deklarimin e pasurisë! Ditën e martë në Report Tv