Vullkani Etna dhuron shfaqje spektakolare për vizitorët

Mali Etna, vullkani më i madh aktiv i Evropës, ka dhuruar një shfaqje spektakolare gjatë fundjavës, duke krijuar disa unaza nga vorbulla vullkanike.

Unazat e vorbullës vullkanike , siç njihen nga shkencëtarët, formohen si pasojë e lëshimit të shpejtë të gazit dhe avujve nga një krater i sapoformuar.

Boris Behncake një vullkanolog në Institutin Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë  ka thënë se ‘unazat e tymit’ duken sikur janë të bëra nga një duhanpirës i aftë.

Më tej ai shpjegoi se unazat u formuan nga magma - shkëmbi i shkrirë me gaz - që flluskonte nën një vrimë cilindrike ku u hap në një krater që u formua në sipërfaqen e Etna-s javën e kaluar.

Unazat e gazit përbëhen nga rreth 80 për qind avuj uji, me 20 për qind të mbetur të përbërë kryesisht nga dioksid squfuri dhe dioksid karboni, tha Behncake. Është avulli i ujit që u jep unazave ngjyrën e tyre të bardhë, duke i bërë ato të ngjajnë si unaza.

Mali Etna shpërtheu për herë të parë rreth 500,000 vjet më parë dhe që atëherë shpesh ka mahnitur turistët dhe sicilianët.

Xh.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Rithemelimi para bashkisë, Basha: E dirigjuar nga Rama! Pak qytetarë, po përdoren për axhenda personale politike

Protesta e Rithemelimi para bashkisë, Basha: E dirigjuar nga Rama! Pak qytetarë, po përdoren për axhenda personale politike