Vështirësitë e lënies së drogës dhe alkoolit/Mjeku: Kanë pasoja fizike, psikologike dhe sociale

Droga dhe alkooli janë të përhapura në shoqëri ku një numër jo i  vogël personash janë konsumues dhe kanë krijuar varësi. Pasojat nga kjo varësi janë si fizike ashtu dhe psikologjike e sociale. Alkooli dhe droga, lënë jo pak pasoja në jetën e një personi, i cili është konsumues dhe ka krijuar varësi ndaj substancave.

Të rinjtë dhe jo vetëm nisin konsumimin e alkoolit dhe substancave narkotike, dhe pas njëfarë kohe nuk janë më në gjendje që ta kontrollojnë  këtë varësi. Krahas varësisë, vështirësia qëndron dhe në procesin e lënies së alkoolit apo drogës.

Alert Drishti, Toksikolog, tregon për Report Tv, se konsumimi i tepërt i alkoolit dhe llojeve të drogës shkakton probleme në funksionimin e organeve të trupit.  “Organet e para që dëmtohen tek alkoolistët është mëlcia, sistemi nervor qëndror dhe ai periferik, e kështu me rradhë pastaj fillojnë dëmet e të gjithë organeve në organizëm, pra dëmet janë multiorganore. Përsa i përket përdorimit të drograve varet edhe nga rruga e marrjes. Në rastet e përdoruesve me shiringë, pra intravenë, dëmet e para vihen re tek arteriet e gjakut, mënyra se si ato e bëjnë, kushtet si e bëjnë, e bëjnë të mundshme që të marrin dhe infeksione të tjera, ndërsa inhalimi, problemet kryesore fillojnë në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, duke qenë porta e parë e kontaktit me to”-u shpreh Drishti.

Pasojat nuk janë vetëm fizike, por dhe psikologjike e sociale.  Sipas Psikologes Lorela Garuli, mbidoza apo absinenca e alkoolit dhe drogës, ndryshon sjelljen e konsumuesve, duke sjellë dhe crregullime në veprimet e tyre.

 “Në momentin që individi nuk mer dozën e caktuar apo atë substancë që është mësuar për një periudhë kohe, trupi i tij nuk do të funksionojë më njësoj. Mardhëniet nuk do të jenë më të njëjta, shumë njerëz mund të lenë  vendin e punës, sepse është e pamundur që të ndjekin ritmin dhe rutinën. Nëse janë të martuar, famijarë apo kanë edhe fëmijë, sigurisht ajo që ndodhë është që vështirësohen dhe mardhëniet e tyre familjarë, pra jo vetëm me veten, shoqërinë por dhe me familjen”-tha psikologia

Të gjitha rastet me mbidozë të alkoolit apo substancave narkotike, si dhe me simptoma te absinencës, trajtohen në QSUT.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht