Washingtoni shqyrton mundësinë e sanksioneve ndaj Turqisë

Washingtoni shqyrton mundësinë e sanksioneve ndaj Turqisë

Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin tha sot se administrata Trump po shqyrton vendosjen e sanksioneve lidhur me blerjen nga Turqia të një sistemi rus të mbrojtjes nga raketat, por shtoi se ende nuk është marrë një vendim.

Mnuchin i bëri komentet për gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë kur u pyet nëse Departamenti i tij po shqyrton sanksione të tilla.

Ankaraja dhe Uashingtoni kanë patur mosmarrëveshje pas blerjes nga Turqia të sistemit rus S-400, për të cilin Shtetet e Bashkuara thonë se nuk është në përputhje me sistemet e mbrojtjes të NATO-s dhe paraqet kërcënim për avionin luftarak F-35 të firmës amerikane Lockheed Martin.

Rusia i dorëzoi Turqisë një bateri të dytë raketash S-400 muajin e kaluar, sipas agjencisë së lajmeve Interfax, që citonte presidentin rus Vladimir Putin. Ankaraja e mori dërgesën e parë në korrik.

Washingtoni e kishte paralajmëruar më parë Turqinë se do të përballej me sanksione dhe e largoi Ankaranë nga programi i avionëve F-35.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira