Whitney Houston do të rikthehet me një tur koncertesh më 25 shkurt.
Sipas CNN, kjo do të mundësohet përmes teknologjisë së hologrameve.
8 vite pas vdekjes tragjike, do të jetë holograma e këngëtares së mirënjohur që do të zhvillojë një tur evropian muzikor.
"Tani është koha e duhur. Në frymën e Whitney, unë e di që ne po bëjmë gjënë e duhur", tha Pat Houston, kunata dhe ish-menaxherja e këngëtares.
Javën e kaluar, disa përfaqësuesve të medieve iu dha një material me titull, "Një mbrëmje me Whitney”, ku shfaqet holograma e Houston në një skenë gati të padukshme me një grup kërcimtarësh që performojnë live.
Për aparencën e hologramit është kujdesur Timothy Snell, i cili ka përzgjedhur veshje që diva e muzikës i admironte, përfshirë ngjyrat dhe shkëlqimin.
“Whitney-t I pëlqente të ishte e sofistikuar dhe e përjetshme dhe ajo shfaqet vërtet e tillë në këtë shfaqje”, tha Snell.
Koncertet do të nisin me Anglinë më 25 shkurt, për të vijuar më pas me SHBA-në.
Disa nga këngët më të njohura të saj janë pjesë programit muzikor si "How will I Know," "Saving All My Love For You," "I will Always Love You," etj.
Gjithashtu edhe hologramet e Tupac and Roy Orbison kanë qenë shumë të suksesshme kur u performuan.
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.4%
-
Jo
27.5%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 1415
Lajme të tjera
-
‘Pranverë me kangë’, 23 artistë interpretojnë në teatrin “Migjeni” këngë të muzikës së lehte shqiptare dhe të huaja
13 Prill, 10:45
-
Instrumentistët e talentuar të Lezhës përgatiten për koncertin klasik, sjellin në skenë vepra të kompozitorëve të njohur
1 Prill, 12:07
-
'Kur më shkon sokakut', koncert në Korçë nga Josif Minga
11 Dhjetor 2023, 16:16
-
VIDEO/ ‘Nata e Bardhë’ ‘elektrizoi’ sheshin ‘Skëndërbej’, shqiptarët festojnë me yjet e muzikës
30 Nëntor 2023, 10:55
-
Vasil Tole, një tjetër vepër shqiptare për muzikën! Laura Llozi dhe Orkestra përçojnë raportin e individit me shoqërinë
30 Tetor 2023, 15:10
-
Simon Gjoni, ‘Luleborë’ 'e rikthen' në Opera përmes veprës! I biri: Iku i plotësuar! Emocione me 'Bjeshkëzo', Nina e Inva Mula 'bashkë' në këngë
27 Tetor 2023, 17:51
-
‘Dasma shkodrane’, të rinjtë ruajnë vlerat e traditës! ‘Ardhshi t’bardh n’ahengun tonë’, koncert në bashki
21 Tetor 2023, 17:27
-
‘Tinguj Zemre’, koncerti i artistes së verbër në Korçë, Marsona Taçe: Muzikantët e producentët ti hedhin sytë dhe nga ne
12 Tetor 2023, 19:33
-
INTERVISTA për Report Tv/ I treti në botë për disqet e shitura, Mogol: Në Shqipëri, si në shtëpi! Përshtypja ime për Edi Ramën, ja ç’më shkroi Papa Françesku!
29 Shtator 2023, 17:50
-
‘Unë nga Struga, Lindi pejan! Tirana ‘foleza’ jonë!’ Amfiteatri plot, Venera dhe Lindi koncert ‘me zemër’, këngëtari: Ju rrëfej si lindin këngët tona
15 Shtator 2023, 16:13
-
Muzikë jazz e vargje poetike, koncert në mozaikun e Linit! Aktori nga Kosova: Vend super interesat dhe frymëzues
25 Gusht 2023, 16:53
-
Festivali Porto Palermos përmbyllet në pedonalen e Himarës! Olen Çesari: Koncertet duam t’i organizojmë në Dhërmi e Palasë
20 Gusht 2023, 19:50