Wizz Air sjell avionin e katërt në TIA: Nisin fluturimet direkte nga Tirana drejt Stokholm dhe Malmo

Wizz Air sjell avionin e katërt në TIA: Nisin fluturimet direkte nga Tirana drejt Stokholm dhe Malmo

Wizz Air

Nga Tirana drejt Suedisë shumë shpejt do të nisin 2 fluturime direkte për të gjithë udhëtarët nga Aeroporti i Rinasit.  Wizz Air, linja ajrore me rritjen më të shpejtë në Evropë, ka bërë me dije sot vendosjen e avionit të 4-të në bazën e saj në Tiranë, i cili do t’i bashkohet flotës së kësaj kompanie më 28 maj të këtij viti.

Një vendim i tillë do të mundësojë kështu nisjen e fluturimeve direkte nga TIA drejt Malmo-s dhe Stokholm-it në Suedi por gjithashtu ky avion i katërt do të fluturojë edhe në Ankona, Pescara, Genova dhe Romë Ciampino.

Wizz Air njoftoi hapjen e bazës së saj në Tiranë rreth një vit më parë duke ulur 3 avionë dhe duke shtuar pesëmbëdhjetë destinacione në rrjetin e linjës ajrore të Tiranës. Historia e Wizz Air në Shqipëri daton para katër viteve ku fluturimi i parë u ul në Prill të 2017-s nga Budapesti.

Linja ajrore ka transportuar mbi 650 mijë pasagjerë nga dhe drejt Shqipërisë që kur ka shkelur në tregun vendas. Së bashku me gjashtë itineraret të reja, sot Wizz Air do të ofrojë mbi 1,200,000 vende në rrjetin e linjës ajrore të Tiranës në 2021.

Biletat tashmë janë në shitje në ëizzair.com dhe në aplikacionin celular të linjës ajrore me çmime që fillojnë nga 19,99 EUR *.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit