Xhaçka takim me gratë dhe vajzat në Ersekë: Kontributi i grave në postet drejtuese mbetet i patjetërsueshëm

Xhaçka takim me gratë dhe vajzat në Ersekë: Kontributi i grave në postet drejtuese mbetet i patjetërsueshëm

Kandidatja e PS në qarkun e Korçës, Olta Xhaçka gjatë takimit në Ersekë

Kandidatja për deputete e PS për qarkun e Korçës, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me gra e vajza të Ersekës, të cilave i siguroi mbështetjen e saj të vazhdueshme gjatë mandatit të tretë qeverisës.

Xhaçka theksoi se në 8 vite qeverisje, Partia Socialiste ka rritur kuotat e përfaqësimit të gruas në vendimmarrje, duke siguruar kontributin e tyre më shumë se kurrë më parë në parlament, këshilla bashkiakë dhe poste drejtuese.

Sipas saj, kjo ishte edhe arsyeja përse Shqipëria u rankua në 5 vendet me progresin më të lartë drejt barazisë gjinore.

"Rritëm përfaqësimin e grave dhe vajzave edhe në tregun e punës: sot janë 95 mijë gra e vajza të punësuara më shumë se në vitin 2013. Financuam programin kombëtar të depistimit të kancerit të gjirit dhe të kancerit të qafës së mitrës, nga të cilët kanë përfituar ekzaminimet falas 110,000 gra. Siguruam që ndihma ekonomike kalon direkt në duart e gruas", u shpreh ajo.

Sipas Xhaçkës, në 4 vitet e mandatit të ardhshëm, PS do të vijë projektin e fuqizimit të grave e vajzave si në zonat urbane dhe në ato rurale.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Media: Britania e Madhe vonon shpërndarjen e ndihmës ushtarake për Kievin, shkak burokracia

Media: Britania e Madhe vonon shpërndarjen e ndihmës ushtarake për Kievin, shkak burokracia