Xhaçka takon homologun e Maqedonisë së Veriut: Në fokus bashkëpunimi dhe sfidat në rajon! Mbështesim ujdinë e Ohrit për Kosovën dhe Serbinë

Xhaçka takon homologun e Maqedonisë së Veriut: Në fokus bashkëpunimi dhe sfidat në rajon! Mbështesim ujdinë e Ohrit për Kosovën dhe Serbinë

Xhaçka dhe Osmani

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Evropën, Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim në Maqedoninë  e Veriut, me të cilin ka zhvilluar një konferencë të përbashkët për bashkëpunimin dypalësh.

Kryediplomatja thekson se në fokus të bisedimeve miqësore mes dy vendeve kanë qenë edhe sfidat e vendeve të Ballkanit Perëndimor pas agresionit rus në Ukrainë.

‘Ne patëm mundësinë të diskutojmë ashtu sic tha Bujari për mënyrat sesi mund ta intensifikojmë edhe më tej bashkëpunimin mes nesh në fusha si infrastruktura, energjia, shkëmbimet tregtare, turizmi, arsimi, kultura etj. Me Bujarin ndajmë një vizion të përbashkët edhe për Korridorin apo Iniciativën 8 e cila përtej dimensionit të saj rajonal e evropian, mund e duhet të shërbejë edhe si boshti i bashkëpunimit e shkëmbimeve mes vendeve tona. Unë e di që Bujari ka qenë veçanërisht aktiv në promovimin e kësaj iniciative dhe dua të ndaj me ju faktin që edhe Qeveria Shqiptare është duke punuar për këtë iniciativë, e cila sot përtej dimensionit thjesht infrastrukturor e ekonomik, ka përftuar edhe një dimension të rëndësishëm sigurie në kontekstin e luftës në Ukrainë.’- u shpreh ministrja.

Me tej, ministrja u ndal edhe tek procesi i anëtarësimit në BE të dy vendeve, duke marrë shkasë nga rrugëtmi “uniformë” që dy vendet patën për të çelur negociatat me unionin. Shefja e diplomnacisë sheh të udhës ky bashkëveprim dhe marrëdhënie e ngushtë diplomatike të jetë po aq aktive, në mënyrë që rruga drejt Bashkimit Evropian të jetë po aq e lehtë sa edhe sfiduese.

‘Ne sot takohemi si ministra të jashtëm të dy vendeve anëtare të NATO, por takohemi po ashtu edhe si ministra të jashtëm të dy vendeve që janë në prag të hapjes së kapitujve të parë të bisedimeve me Bashkimin Evropian. Kjo na vë para përgjegjësisë të thellojmë reformat dhe të bashkëpunojmë ngushtë edhe në këtë proces me rëndësi parësore duke pasur si synim kryesor ruajtjen e momentumit që ka fituar ky proces së fundmi: viti 2022 ka qenë historik për dy vendet tona  me mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, por 2022 ka qenë një vit i mirë edhe për rajonin, me Bosnje Herzegovinën që mori statusin e vendit kandidat apo Kosovën që aplikoi për anëtarësim dhe që më në fund, pas një zvarritjeje të padrejtë, ju çel rruga për liberalizimin e vizave.’- tha Xhaçka.

Viti u përmbyll me organizimin e samitit të BE-BP në rajon, në Tiranë çka ishte një sinjal i qartë i ruajtjes së fokusit të BE ndaj rajonit tonë pra, gjërat janë duke lëvizur, vështirësi padyshim ka e do të ketë shumë, por ne duhet të përpiqemi dhe punojmë që të ruhet kjo dinamikë e mirë dhe procesi ynë i integrimit të avancojë qëndrueshëm dhe me rezultate konkrete.

Pikërisht për këtë qëllim, unë gjej rastin të inkurajoj të gjithë aktorët politikë në Maqedoninë e Veriut, që  të kontribuojnë me konstruktivitet në përmbushjen e angazhimeve që do t’í hapin rrugë përparimit të procesit të integrimit të vendit.”- tha ajo.

Në kuadër të vizitës së saj, Xhaçka ndau për mediat edhe bisedën e bërë për vlerësimin e  Shqipërisë për marrëveshjen Kosovë-Serbi që u akordua në Ohër. Ministrja nënvizon se edhe pse dokumenti nuk është nënshkruar nga asnjëra palë, ujdia u arrit dhe Shqipëria e mirëpret. Ajo gjithashtu vlerësoi Maqedoninë  e Veriut për mikpritjen e këtyre negociatave historike.

“Ndava me kolegun Osmani, vlerësimin tonë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Ne e mirëpritëm marrëveshjen e arritur në Ohër më 18 mars për zbatimin e aneksit të marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe pse dokumenti nuk është nënshkruar prej tyre. Ne e vlerësojmë rolin lehtësues të qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe është një rastësi e mirë që Marrëveshja Kornizë e Ohrit është nënshkruar në të njëjtën ndërtesë 22 vjet më parë. Ne mendojmë se kjo marrëveshje do të kontribuojë në forcimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e tij euroatlantike dhe konsolidimin institucional demokratik. Mbështesim angazhimin e BE-së dhe SHBA-së në zbatimin e aneksit që është pjesë integrale e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.”- përfundoi Xhaçka.

Ndërsa në fjalën e tij  Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Osmani u shpreh se vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor duhet të shfrytëzojnë përfitimet në kuadër të iniciativave rajonale, para së gjithash në Procesin e Berlinit.

“Bashkëpunimi ekonomik është i suksesshëm por i pamjaftueshëm. E kemi të nevojshme por dhe obligim që tu ofrojmë qytetarëve më shumë potencial për shkëmbim dhe bashkëpunim. Iu referuam dhe marrëveshjes së arritur së fundmi në Ohër, mes Kosovës dhe Serbisë. Pavarësisht interpretimeve të ndryshme të asaj çka është rakorduar dhe duhet të zbatohet, u pajtuam se ekziston marrëveshja dhe se palët duhet ta zbatojnë, për çka do të kenë mbështetjen tonë. Është e rëndësishme që marrëveshja të jetë gjithëpërfshirëse dhe në një moment të rezultojë me njohje reciproke. Të 6 vendet e rajonit duhet të kenë perspektivë të qartë evropiane. Nesër do të kemi takimin ministror të SHBA-Karta Adriatikut A5, ku do të diskutojmë sfidat rajonale por dhe situatën e re të marrëdhënieve ndërkombëtare të shkaktuara nga agresioni rus në Ukrainë”- tha ministri Osmani

Më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kurti dhe Vuçiç pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian

Në Ohër, Kosova dhe Serbia u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të pranuar parimisht  gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt. Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i njohin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat e makinave. SHBA-ja e ka mbështetur propozimin e BE-së, i cili më herët është njohur edhe si plani franko-gjerman. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale