Ministrja Xhaçka pret Ministrat nga Irlanda dhe Finlanda, Xhaçka: Integrimi evropian është një nga detyrat e mëdha që Evropa duhet të përmbushë në këtë moment

Ministrja Xhaçka pret Ministrat nga Irlanda dhe Finlanda, Xhaçka: Integrimi evropian është një nga detyrat e mëdha që Evropa duhet të përmbushë në këtë moment

Ministri Irlandës, Thomas Byrne, ministrja Xhaçka dhe ministrja e Finlandës Tytti Tuppurainen

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka pritur sot në një vizitë zyrtare Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne dhe Ministren për Çështjet Evropiane dhe të Pronësisë së Finlandës, Tytti Tuppurainen.

Ministrja Xhaçka i falenderoi për mbështetjen e palëkundur që të dy vendet i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Shqipërisë dhe në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

“Bashkarisht jemi në një mendje se integrimi evropian është një nga detyrat vërtetë të mëdha që Evropa duhet të përmbushë në këtë moment. Ballkani Perëndimor ka një rëndësi strategjike për kontinentin tonë. Ai është pjesë e Evropës dhe pjesë e familjes evropiane. Për këtë arsye dialogu intensiv dhe nismat e përbashkëta rajonale, si Procesi i Berlinit apo Ballkani i Hapur duhet të jenë prioritare.” –tha Ministrja Xhaçka gjatë konferencës për mediat.

Ministri Byrnne në fjalën e tij shprehu se “Shqipëria ka treguar durim të madh dhe bujari të madhe në këtë proces dhe shpresoj tani që nëse kjo mund të ndodhë këtë javë, nëse mund të hapen negociatat, atëherë do të mund të punojmë në një nivel tjetër gjatë së ardhmes, teksa ju vazhdoni punën që po bëni për sundimin e ligjit, për lirinë e medias, e për ekonominë.”

Ai gjithashtu vlerësoi dhe punën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke qënë se dhe Irlanda është pjesë e KS si anëtarë jo të përhershëm për 2021-2022.

E ndërsa Ministrja Tuppurainen deklaroi se Finalnda është një nga mbështetëset e mëdha të zgjerimit të BE dhe se gjatë presidencës së Finlandës kanë bërë më të mirën për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Fillimi i negociateve mbetet prioritet kyc për ne dhe unë mendoj që jemi në një moment historik dhe jam shumë optimiste e të gjithë mund të kemi shpresë se negociatat do të hapen.”-tha ministrja Tuppurainen.

Vizita e Ministrave në Tiranë vjen në kuadër të një turi në shtetet e Balkanit Perëndimor, ku më parë kanë vizituar Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale