Xhaçka telefonatë me homologun portugez për integrimin: Konferenca e Parë Ndërqeveritare të zhvillohet siç është premtuar

Xhaçka telefonatë me homologun portugez për integrimin: Konferenca e Parë Ndërqeveritare të zhvillohet siç është premtuar

Ministri portugez Augusto Santos Silva dhe ministrja Olta Xhaçka

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar një telefonatë me homologun e saj portugez, Augusto Santos Silva.

Përmes një postimi në “Twitter”, ministrja Xhaçka thekson se temë diskutimi ka qenë integrimi i Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare ashtu siç ishte premtuar.

“Një telefonatë mjaft e frytshme me Ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santos Silva. Shpreha mirënjohjen për përpjekjet dhe dashamirësinë e Portugalisë për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE. Shpresojmë që Konferenca e Parë Ndërqeveritare të zhvillohet ashtu siç është premtuar, për t’i hapur rrugën Shqipërisë për të vazhduar përpara”, shkruan ministrja shqiptare.

 



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë