Xhaçka viziton Greqinë ditën e nesërme, zbardhet agjenda e diskutimeve me ministrin e Jashtëm grek

Xhaçka viziton Greqinë ditën e nesërme, zbardhet agjenda e diskutimeve me ministrin e Jashtëm grek

Ministri grek Nikos Dendias, ministrja shqiptare, Olta Xhaçka

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Greqi, të premten, më 2 dhjetor 2022, me ftesë të homologut të saj, Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. 

Bisedimet dypalëshe do të zhvillohen rreth orës 08:00, ndërsa dy ministrat e Jashtëm janë parashikuar të kenë edhe një takim kokë më kokë. Bisedimet pritet të fokusohen në  marrëdhëniet shqiptaro- greke në të gjitha fushat, si dhe në çështjet me interes në evropë dhe rajon, duke përfshirë zhvillimet në Ukrainë pas pushtimit rus, situatën në Mesdheun Lindor dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Të premten pasdite ministrja Xhaçka do të udhëtojë drejt Italisë për të qenë pjesë e Dialogut të Dytë Mesdhetar për krizën ushqimore, e ftuar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Spitali i Gjirokastrës fluks pacientësh nga alergjitë e stinës! Mjekja: Mos neglizhoni, kalon në astmë bronikale

Spitali i Gjirokastrës fluks pacientësh nga alergjitë e stinës! Mjekja: Mos neglizhoni, kalon në astmë bronikale