Xhimi BB6: "E vërteta e djalit 20
vjeç dhe e martesës sime të parë"

Xhimi BB6: vjeç dhe e martesës sime të parë"">
Xhimi ishte banori që la shtëpinë të shtunën dhe askush nga banorët nuk arriti ta zbulonte sekretin e tij, që jashtë ishte i martuar. Po duket se ky nuk ka qenë sekreti i vetëm i Xhimit, të paktën për publikun. Pasi doli nga “Big Brother” u mësua se ai ka edhe një djalë tjetër, tashmë 20 vjeç nga martesa e tij e parë e bërë në fillim të viteve 90’. Si i ka raportet me të birin që nuk jeton me të, por edhe jetën e tij si familjar dhe lojën e raportet në “Big Brother”, Xhimi i rrëfen në këtë intervistë.

Xhimi përse u fute në “Big Brother” dhe çfarë mendon se ke përfituar tani që dole?

E para ishte për arsye ekonomike. Çmimi ishte tundues. Sa për përfitim mund të them se është një eksperiencë shumë e çuditshme. Njerëz të tillë mund t’i kem kaluar tangent në jetë. Nuk është një eksperiencë e jashtëzakonshme. Është trysni e madhe dhe që të përballohet është shumë e vështirë.

Cilët banorë do anashkaloje në jetë?

Kishte shumë, siç ishte Iliri, i cili edhe pse kishte humor kishte shumë banalitet. Joanën… Nuk e di, sepse aty njerëzit luajnë dhe në jetë mund të jenë ndryshe. Unë kam qenë i tërhequr. Isha më shumë në mes sesa pjesë e grupeve dhe ngaqë jam natyrë pozitive nuk më pëlqejnë shumë intrigat.



Pate në ndonjë rast tundim nga femrat brenda në shtëpi?

Thjesht me Oltën ishim më afër, po në një stad të tillë siç e ka thënë edhe Jonilda që “Xhimi të çonte, të çonte deri diku dhe pastaj bënte kthesën”. Sigurisht që do e bëja këtë, sepse nga një anë duhet të isha i denjë kur më shihte im bir dhe nga ana tjetër duhet të tregoja tipin beqar që nuk e vriste shumë mendjen.

Cilat ishin komentet e para të bashkëshortes dhe të djalit tënd?

Kozeta erdhi enkas pasi më dëgjoi në telefon dhe nuk iu duk mirë zëri im. Komentet ishin mëse normale. Ata e dinë shumë mirë natyrën time.

Sa vjeç është djali?

Dario është 11 vjeç, sepse u bënë shumë komente për hutimin tim brenda në shtëpi dhe që nuk pyeta për djalin.

Si i ke raportet me të?

Të jashtëzakonshme. Tek ai kam hedhur gjithçka. Edhe gjërat që më kanë munguar shumë në jetë, i kam hedhur tek Dario.



Diçka tjetër që ka befasuar publikun është edhe fakti se ti ke pasur edhe një martesë tjetër nga e cila ke një djalë…

Kozeta është e para për mua, që në 1980-ën. Janë 29 vjet nuk janë pak. Thjesht ka pasur një shkëputje në vitin 1990-1993 kur unë ika në Gjermani. Kur u ktheva që andej pata një lidhje të shkurtër, e cila zgjati jo më shumë se 11 muaj, me gjithë lindjen e çunit, i cili sot është 20 vjeç. Kjo ka qenë martesa ime e shpejtë, e cila nuk ishte tamam e tillë.

Ishte e pacelebruar?

Ishte një martesë brenda familjeve. U bë e shpejtë për shumë arsye…

Ishte gjermane apo shqiptare?

Jo shqiptare, por që jeton në Gjermani. Kjo ka qenë dhe arsyeja që kontaktet tona kanë qenë shumë të kufizuara.

Po djalin që ke nga kjo martesë a e takon. Çfarë raportesh ke?

Nuk kemi patur raportet më të mira të mundshme, sepse nuk dija as vendqëndrimin ku ishte. E kam takaur pas shumë viteve. Vjet erdhi në Greqi dhe ka ndenjur gati 2-3 javë, ku ia kaluam shumë mirë. Tani mund të jetë këtu apo në Gjermani. Nuk kam shumë kontakte me ish-in ta quajmë kështu.

A njihen dy fëmijët e tu me njëri-tjetrin?

Kur erdhi djali i parë në Greqi janë takuar. Dario e ka takuar me shumë mall pasi ndjesia që ka një vëlla e bënte shumë herë më të ndjeshëm. Raportet janë normale, jo shumë të lidhur siç e thashë edhe më sipër. Asnjëherë nuk e kam fshehur këtë fakt, madje në “Big Brother” bëja shumë gjëra me emrin e djalit të parë.



Ke dhe një tatuazh me emrin e tij?

Po dhe e dija që do pyetesha aty brenda dhe kam sajuar histori shumë të bukura…

Ka ndikuar kjo në raportin që ti ke me Kozetën, gruan tënde?

Absolutisht. Unë jam shumë i hapur dhe pa komplekse. Madje në shtëpi kam edhe fotografi të shoqeve që mund të kem patur vite më para, të cilat sigurisht nuk çohen natën që ta hanë Kozetën as ta kafshojnë ( qesh).

Izolimi në “Big Brother” të ka bërë të reflektosh për disa raporte që mund t’i përmirësosh, si raporti me djalin tjetër?

Unë nuk mund të mohoj kurrë gjakun tim. Fakti që kam jetuar larg tij më ka bërë më të ndjeshëm lidhur me Darion. Dashurinë që nuk ia kam shfaqur atij e kam hedhur komplet tek Dario, sepse ka munguar. Ndaj them që dashurinë për Darion e kam shumëfish më të madhe. Është ndalesa e parë e kohës që bëj lidhur me Darion, sepse nuk jam shkëputur asnjë ditë prej tij.

Nga ana e detyrimeve a e ke mbështetur financiarisht djalin e parë?

Prap tek fëmija i parë ( qesh). Në këtë pikën e informacioneve për fëmijën e parë s’do doja të flisja shumë. Kemi qenë larg pa shumë kontake, ndaj përgjigja është jo. Jemi takuar pas shumë viteve. Thjesht kjo është. Tani që u takuam është më ndryshe.

Ke ndonjë pendim lidhur me të?

Jo. Fare. Nuk pendohem asnjëherë, sepse gabimet që kam bërë janë të miat.

Sikur ta kishe kontaktuar më shpesh…

Nuk jam penduar pasi nuk ka qenë gjithçka në dorën time. Kështu që nuk kam pse të kem pendesa. Madje jam ndër ata baballarë që e kam kërkuar shumë, pasi nuk e dija ku mund të ishte. Kështu kanë qenë gjërat. S’mund të bëja më shumë.

Pas Bigut si do jetë jeta jote?

Siç ka qenë. Asgjë s’ka ndryshuar.

Shumica e banorëve futen me një qëllim, të marrin diçka apo ata që vijnë nga jashtë ta përdorin për t’u rikthyer me diçka konkrete në Shqipëri?

Unë e dua vendin tim dhe jam shumë patriot. Nuk jam i sigurt për punën e integrimit këtu. Besoj dola edhe pak më shpejt nga ç’mendoja. Po të kisha shkuar deri nga fundi, ndoshta mund të kisha diçka më shumë, ndonjë ofertë. Tani nuk më duket se mund të kem diçka. Do të doja sigurisht të rrija nëse do të kisha një plan apo projekt konkret.

E quan një lojë të humbur këtë në “Big Brother”?

Jo, një betejë ndoshta. U futa që të shkoja gjatë dhe mendoja se do shkoja më gjatë. Nuk më pëlqejnë taktikat apo strategjitë, thjesht u tregova pak më i mirë sesa duhet.

Nëse do ishte treguar i keq, çfarë do bëje më shumë?

Jo i keq, por do kisha bërë shumë më tepër. Nëse Anaidi duket tip gricës unë mund të bëhesha më shumë. Mund të atakohesha me shumë njerëz aty brenda. Fakti që kisha këtë sekret më penalizoi shumë.

Martesa të penalizoi po thua?

Besoj, sepse nuk tregova gjysmën e jetës sime. Isha i dyzuar. S’dija çfarë të bëja në këtë drejtim. Ndonjëherë mbyllesha në kuzhinë dhe mund të them se u përvidhesha njerëzve që mos të flisja.

Cili lojtar po bën lojën më të keqe?

Ilir po bën lojë të pistë. E nisi edhe me mua. Kur ika unë u nxorr shumë vrer nga disa lojtarë, gjë që unë nuk e kam bërë kurrë. Atje përbaltesh shumë shpejt. Menjëherë. Fjalën e fundit e thonë të parën.

Je përpjekur të kesh një balancë, mendon se kjo të penalizoi tek publiku?

Ndoshta u penalizova dhe për këtë fakt. Njerëzit duan më shumë debate, më shumë intriga. Megjithëse unë pjesën time besoj e bëra bukur. Nuk besoj se më parë në “Big Brother” njerëzit uleshin në drekë bashkë të hanin si një familje, ta harrojnë lojën.

Cilin nga banorët do kesh mik edhe jashtë?

Shpendin dhe Anaidin besoj, por ndoshta pse jo edhe Marselinin. Ndërsa nga femrat se di. Olta është treguar shumë e padrejtë në etiketimet me mua dhe vazhdon akoma. P.sh shfaqja ime si beqar, flirtet që bëja me sy me femrat u kanë vënë shumë epitete si pervers, manjak, demon, djall… Unë e shihja një femër që të tregoja se isha beqar..

Si ishte jeta si beqar në shtëpinë e vëllai të madh?

E vështirë ishte. Tundohesh ( qesh). Ama unë jam një djalë që i administroj mirë ndjenjat.

Nëse do të të jepej mundësia të bëje një emision gatimi në television, do e pranoje?

Po. Unë kam raport shumë të mirë me kamerat. Sigurisht, madje po të kisha mundësi, pasi kam një vëlla në Itali që është shef kuzhine, do të hapja diçka këtu me shumë dëshirë.

Shkrimi është publikuar në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Në 2 muaj, bizneset dhe qytetarët morën 516 mln euro kredi, u dha 166 mln € më shumë se vjet

Në 2 muaj, bizneset dhe qytetarët morën 516 mln euro kredi, u dha 166 mln € më shumë se vjet