Xhixha dhe Ismajlgeci gjejnë Partizanin, kundërshtarët e mundshëm të 'Demave' në Champions League

Xhixha dhe Ismajlgeci gjejnë Partizanin, kundërshtarët e mundshëm të 'Demave' në Champions League

Partizani feston titullin në Superligë

Partizani si kampion i Shqipërisë do përballet në fazën kualifikuese të Champions League. Tanimë të kuqtë kanë mësuar edhe 16 kundërshtarët e mundshëm në shortin që do hidhet në Zvicër më 20 qershor.

Në listën e skuadrave kampione në vendet e tyre, të kuqtë mund të gjejnë skuadra me koeficient të lartë si Qarabagu ku luan Redon Xhixha, apo edhe Zrinjksi Mostar ku është Ismajlgeci. Edhe Sheriff apo Bate Borisov janë skuadra të vështira për kampionët e Shqipërisë.

Një prej tyre është Qarabagu (Arebajxhan) i Redon Xhixhës. Hungarezët e Ferencvaros janë rivali i radhës që mund t’i bjerë Partizanit së bashku me Slovan Bratislava (Sllovaki) e Sheriff Tiraspol (Moldavi). Ekipe të tjera që shorti mund të përballë Partizanin janë gjithashtu edhe Bate Borisov (Bjellorusi), Astana (Kazakistan), Maçabi Haifa (Izrael), CSKA Sofia ose Ludogorets (Bullgari), Zalgiris Vilnius (Lituani), Helsinki (Finalnd ), Flora Tallinn (Estoni), Shamrock Rovers (Irlandë), The Neë Saints (Uells), Olimpija Ljubljana (Slloveni) dhe Zrinjski Mostas (Bosnje dhe Hercegovina). Me këta të fundit luan edhe Marsel Ismajlgeci.

Kundërshtarët e Partizanit

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja