Xhixha për Report Tv: I mahnitur nga pritja në Azerbajxhan! Dua kombëtaren! Tirana nuk është ajo që ka qenë në fillim sezoni

TIRANË- Sulmuesi Redon Xhixha ka rrëfyer në Report Tv, eksperiencën e tij të re në Azerbajxhanit me ekipin e Karabak. Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arber Hitaj, Xhixha tregon se është i mahnitur nga pritja që i është bërë, e ndërsa e pranon që një meritë për këtë e ka dhe Ansi Agolli.

“Nuk e prisja një pritje kaq të ngrohtë, Ansi Agolli këtu është legjendë, kam mbetur i mahnitur. Këtu luhet futboll shumë i shpejt, jo fizik, ndërsa këtu luan shumë pak lojë, vojojnë lojën dhe ky ëhstë ndryshim shumë i madh me Azerbajxhanit. Besoj se do bëj shumë gola, se këtë do çdo sulmues, dua të fitoj vendin që të jem titullar fiks”, tha Xhixha.

Ai thotë se dëshira e tij është të jetë pjesë e kombëtares shqiptare, teksa e vlerësoi për lojën e bërë përballë Polonisë.

"E pashë ndeshjen me Poloninë, më vjen keq që nuk morën më barazim, nuk ishim për humbje, nuk kam pasur kontakt as nga trajneri as nga askush. Mund ta kisha dhënë një ndihmë për kombëtares, por sulmi i kombëtares ka shumë kualitet dhe emra të mëdhenj, e rëndësishme që të shkoj në kombëtare, pastaj a do i duhem është pjesë e kombëtares”, shtoi Xhixha.

Si një ish futbollist i bardhebluve, ai tregon se ka rezerva për Tiranën e tanishme.

“Tiranën e kam ndjekur çdo ndeshje, nuk është më ajo që ka qenë në fillim të sezonit, por ka një grup shumë të mirë, por duket të jenë më të saktë para portës”, përfundoi Xhixha në Report TV.

Redon Xhixha është fitues i Topit të Artë, e ndërsa iku nga klubi kryeqytetas në janar të këtij viti. 

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS parti e parë me 34.8%, rriten votat për partitë e vogla! PL e Metës mbetet forcë e katërt

Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS parti e parë me 34.8%, rriten votat për partitë e vogla! PL e Metës mbetet forcë e katërt