Xhokovic-Federer futet në historinë e tenisit, 'Uimbelldoni' vendoset me 'tie break'

Xhokovic-Federer futet në historinë e tenisit, 'Uimbelldoni' vendoset me 'tie break'

14 korriku i 2019 me siguri do të mbahet mend gjatë në botën e tenisit. Finalja e ‘Uimbelldonit’ mes Novak Xhokovic dhe Roxher Federer jo vetëm që ka qenë spektakolare dhe dramatike, por edhe ka rezultuar sfida më e gjatë në historinë e këtij sporti, plot 4 orë e 57 minuta.

Në fund ai që ka triumfuar ka qenë tenisti serb Novak Xhokovic, i cili ka marrë trofeun e pestë të ‘Uimbelldonit’, ndërsa në rast fitoreje do të ishte triumfi i 9 për zviceranin 38-vjeçar. Se sa e dyluftuar kjo sfidë e tregojnë edhe setet, pasi fillimisht u ndanë 2-2. Për të përcaktuar fituesin i nevojit seti i tretë që gjithashtu u mbyll 12-12, po që u vendos me “tie break”. Edhe pse në fund Federer ishte para me pikë, turneun e fitoi me ‘game’ lojtari më i ftohtë i kompeticionit.

Në karrierën e Xhokovic ky ishte ‘slami’ i 16, duke qenë vetëm dy trofe prestigjioz prapa spanjollit Rafael Nadal. Sa i takon fitimeve nga ndeshja sipas spanjolles ‘AS’ Xhokovic mbushi llogarinë me 2.6 mln euro, ndërsa për Federer shkuan 1.3 mln euro.

Pas përfundimit të takimit serbi Xhokovic u shpreh: “Kjo ishte thjesht beteja më e ashpër e jetës time dhe në momentin kur përfundoi ndjeva sikur hoqa tonelata peshë nga shpina. Ishte një fitore epike, fantastike, sigurisht edhe falë rivalit tim.”

Ndërkohë Federer tregoi se ishte i lumtur që luftoi deri në fund: “Më mungoi vetëm një pikë, çfarë të bëja më shumë? Di vetëm të them me krenari se jam i lumtur për mënyrën se si i mbaj mbi shpatulla 38 vitet e mija.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?