Xhoni, Vlashi dhe Muli, treshja që i jep jetë Parkut të Karavastasë (dhe marrëdhënia e tyre e veçantë) (VIDEO)

Pamje të rralla vijnë nga Parku i Karavastasë.

Bëhet fjalë për një marrëdhënie të veçantë mes Pelikanit të njohur, Xhonit, gomarit te "biresuar" se fundmi dhe i pagëzuar “Muli”, si dhe pelikanit tjetër, Vlashit.

Në videot e publikuar nga Ardian Koçi, Drejtori i Parkut të Karavastasë, duken pelikani Xhoni dhe pelikani Vlashi, që i qëndrojnë pranë gomarit te semure Muli.

Xhoni, Vlashi dhe Muli, kanë të tre histori të veçanta. Në vitin 2016, rojet e Parkut e gjetën Xhonin të plagosur, ku edhe pas kurimit, ai nuk mundit që të rifitojë aftësinë për të fluturuar.

Edhe pelikani Vlashi është shpëtuar nga rojet e Parkut të Karavastasë, ku pas shërimit ai arriti të fluturojë, e si mirënjohje, pelikani qëndron herë pas herë në këtë park.

Një histori krejt e veçantë është edhe për gomarin, Mulin, i cili u është dhuruar rojeve të parkut nga një 80-vjeçar, pasi nuk kishte më mundësi që të kujdesej për të.

Por, ajo që vihet re, përveç pasionit të rojeve të parkut për tu përkujdesur për to, është edhe marrëdhënie mes tyre, ku herë pas herë qëndrojnë bashkë, sidomos ne ditet, kur Muli nuk ndjehet mire me shendet.

Tre kafshet ne oborrin e Drejtorise se Parkut te Karavastase jane bere nje stacion i jashtezakonshem ndalimi per femije te moshave te ndryshem, por edhe per te rritur te dashuruar pas kafsheve dhe natyres.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 12/11/2019 15:21

    Sa te mire, shpirte te mire.❤️❤️❤️ Njeri bajga duhet te mesoje shume nga keto krijesa te mrekullueshme!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet