'Xing' me makinën, autobusi i Yzberishtit përplaset me murin e lavazhit (FOTOT)

'Xing' me makinën, autobusi i Yzberishtit përplaset me murin e lavazhit (FOTOT)

Një aksident, që mund të rezultonte fatal ka ndodhur këtë pasdite në rrugët e kryeqytetit. Një autobus i linjës Yzberisht-Qendër është përplasur me një automjet dhe më tej me murin e një lavazhi.

Fatmirësisht, deri më tani nuk janë raportuar persona të lënduar, ndërkohë shkaqet e kësaj përplasjeje nuk bëhen ende me dije.

Nga përplasja me automjetin autobusi ka dalë nga rruga duke devijuar derisa është përplasur me murin e lavazhit. Dëmet materiale janë të shumta, por mësohet se nga pasagjerët nuk kanë mbetur të lënduar.


 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Barcelona ndërmerr veprime ligjore për golin 'fantazmë' kundër Real Madrid në El Clasico (VIDEO)

Barcelona ndërmerr veprime ligjore për golin 'fantazmë' kundër Real Madrid në El Clasico (VIDEO)