Yjet e muzikës botërore shkëlqejnë për 'American Music Awards' (FOTO)

Yjet e muzikës botërore shkëlqejnë për 'American Music Awards' (FOTO)

Foto nga AMA

Mbrëmjen e djeshme u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve për yjet e muzikës në Amerikë.

Këngëtarja Taylor Swift e ka treguar se është më e mira e dekadës në American Music Awards.

Swift ka fituar 6 çmime American Music Awards, duke thyer rekordin e Michael Jackson me 29 çmime në total.

Ajo është shpallur artisti më i mirë i vitit në Amerikë, duke lënë pas  artistët si Drake, Ariana Grande, Halsey apo Post Malone.

Dhe siç pritej, veshjet e të ftuarve ishin nga më të larmishmet dhe nga më të shtrenjtat.

Yjet e muzikës moderne u mblodhën te “Teatri Microsoft”, në Los Angelos të SHBA-së me veshje nga më të veçantat.

Selena Gomez, Dua Lipa, Lil Nas X ishin mes artisteve që zgjodhën jeshilen e ndezur, ndërkohë që Lizzo solli një mikro-çantë nga marka italiane ”Valentino”.

Dua Lipa ka kaluar në tapetin e kuq me një fustan ngjyrë rozë dhe një shall të zi të lidhur në bel.

Christina Aguilera ka ardhur me një kostum me motive ngjyrë të bardhë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh