'Yjet nuk ju buzëqeshin plotësisht, mbështetuni tek instinkti...' horoskopi për ditën e sotme

'Yjet nuk ju buzëqeshin plotësisht, mbështetuni tek instinkti...' horoskopi për ditën e sotme

Foto ilustruese

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Kjo e shtunë është një ditë që fillon patjetër me këmbë të mbarë, shijoni të gjitha ditët. Puna do të përmirësohet, por duke nisur nga java e ardhshme.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Ka pak tension në ajër rrotull jush, përpiquni ta ulni atë. Në punë gjërat duket të shkojnë mirë, kolegët ju vlerësojnë dhe ju respektojnë, ju jeni një udhërrëfyes për ta.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Ndjenjat janë paksa të turbullta në këtë periudhë, ju takon juve të jeni më të kthjellët. Stresi i akumuluar do të ndihet duke filluar nga java e ardhshme.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Një tjetër ditë me humor të mirë, e pra, si do ta bëni të lumtur partnerin/en tuaj? Puna vazhdon në mënyrë lineare, pa pengesa të veçanta.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Yjet nuk ju buzëqeshin plotësisht, ju mbështeteni tek instinkti. Punoni më pak dhe kushtojini më shumë vëmendje dietës suaj të ushqimit të përditshëm.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Dashuria nuk është ende në horizont, por fakti është se mund të keni takime të veçanta. Pak nervozizëm në zyrë duke nisur nga kjo javë e re.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Si të bëni nëse miqësia ngatërrohet me dashurinë? Merrini të dyja në konsideratë, por në fund, vetëm një mund të jetë zgjedhja juaj. Puna do të bëhet interesante, por jo tani, në fund të muajit.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Ndoshta pasditen e kësaj të shtunë do të ketë tension, por do të jetë i përkohshëm. Mundësi karriere për punonjësit, gjatë fillimit të kësaj vere që ka nisur.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Emocionet ju duken shumë kot, jeni të plogësht, ndoshta kjo vjen sepse nuk keni njerëzit e duhur përreth. Për të vetëpunësuarit, një lajm i mirë në horizont.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Partneri juaj kërkon më shumë, ndoshta duhet të rishikoni marrëdhënien tuaj. Java e ardhshme do të jetë e ngarkuar në punë, pushoni sa të mundni këtë fillimjavë.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Ndjenjat dhe emocionet negative duhen trajtuar vetëm me dashuri dhe poezi. Një nisje nga e para ju pret në punë në javët në vijim.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Keni ende një pyetje që ju mundon, por ju keni durim dhe dini si të prisni. Puna po ecën më mirë se sa pritej.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vendosja e fashës 800 kWh do të sjellë kursim të energjisë?



×

Lajmi i fundit

Rrjedhjet e gazit në Nord Stream 1 dhe 2, hetimet daneze dhe Ukraina: Sulm terrorist nga ana e Rusisë

Rrjedhjet e gazit në Nord Stream 1 dhe 2, hetimet daneze dhe Ukraina: Sulm terrorist nga ana e Rusisë