Ylli Pata: Përrallat mitologjike me cikllopë për hallin e Sali Berishës

Sali Berisha

Ka shumë në PD, që janë apo janë larguar gjithë këto 30 vjet, që kanë ecur mirë apo kanë pasur probleme në jetën e tyre, të cilët kanë qenë të terrorizuar nga Sali Berisha e lobi i tij. Thjesht qënia në “listën e zëzë” të doktorit i ka tmerruar. S’kanë faj, pasi kemi ngjarje të rënda që nga Remzi Hoxha e shumë të tjera, ku vërtetë sa e çon në mendje, mund të futen të dridhurat në trup.

E më pas nis e mitizon njeriun në fjalë jo si njeri, po si një “Cikllop” me një sy që ha jo vetëm dele e shelegë, por edhe bijtë e vet, siç po thonë sot panelistët që po ushqejnë ambjentin e luftës në PD për hallin e Sali Berishës e familjes së vet, me Kronosin, Frojdin, Jungun, e po mundohen të gjejnë ngjashmëri të mitologjisë me persona realë, duke u përpjekur të vizatojnë tablonë e Gojas, me foton që na u dha dje si imazh nga një nga sallat e konferencave të Rognerit.

Që nuk ngjante as me Rogner, e as me mitologji, por me një atmosferë që kushdo e ka parasysh; aty kishim fanatikë, e lunatikë, por edhe hallexhinj që janë marrë për të qenë në një punë, siç merrej deri para pak kohësh një punëtor që rrinte me matrapik a vegla të tjera para “Partizanit të Panjohur”.

Që ka shenja të studimeve apo shkrimeve të lashta te Berisha e PD-ja e sotme, nuk se është një zbulim. Problemet e njerëzimit, deformimet e personalitetit, tiranët dhe drama e tyre, natyrisht që ne sot na kanë ardhur në kohët e sotme që nga lashtësia, së bashku me qyteterimin si organizim, me shkencat, tragjedinë, komedinë, devijacionet etj.

Asnjë fenomen human nuk ka lindur sot, madje është zbuluar që këto fenomene nuk janë shpikur as nga qytetërimi helen apo romak, pasi ka pasur edhe qytetërime të tjera paralele apo më të lashta se kaq. Po ç’lidhje ka kjo me Sali Berishën, i cili nuk ka pse të imagjinohet si Cikllopi në serialin e RAI-it, ku ishte protagonist Bekim Fehmiu, e ishte ekranizim i kryeveprës botërore të Homerit-Odisea.

Lulzim Basha nuk është Uliksi, që u end 8 vjet nëpër dete për tu kthyer nga Troja, e as Sali Berisha nuk është Cikllopi.

Historitë që ka prodhuar PD, Sali Berisha këto 30 vjet, pior edhe homologët e tij në PS, PSD, PDK, PDIU, PBDNJ e dreqi e biri, mjaftojnë e teprojnë për të mos pasur nevojë për të kërkuar në Iliadën e Odisenë gjurmë të një rrugëtimi analog.

Mjafton të shikosh në rrugë digjitale pamjet e Rognerit dje, e kthehemi direkt tek Neandertali, veçse kemi të bëjmë me një neandertal që ushqimin nuk e siguron vetë, po ja gjen “Kronosi” që do të hajë të “birin politik”, ngaqë u gjend gafil sepse nuk e kishte kuptuar se të tjerët e kishin kuptuar se ai e kishte mbështetur gjithë këto vite.

Ue sa i frikshëm i gjithë ky diskutim, që më pas futet në rrugë statutore.

Sali Berisha nuk është as Kronosi e as Cikllopi, siç as Lulzim Basha nuk është as Juda e Brutti; jemi në një proces që të gjithë, të gjithë e dinin se do ndodhte, përvec Blendi Fevziut, Eni Vasilit, e homologëve të tyre në panele që sot çuditën e kërkojnë teologë e mitologë. Po mirë, çfaj kanë njerëzit se këta panelistët nuk e kanë parashikur fundin e Sali Berishës?/ Gazeta "Tema" 

J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket e drejtë që studentët e pavaksinuar të humbasin vitin akademik?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

26 viktima dhe dhjetëra të zhdukur, India ‘zhytet në ujë’, përmbyten shtëpi dhe prona, shiu nuk ndalet