Ylli Pata: ‘Provokacioni’ i Myslim Murrizit për aleatët e PD, realisht tregon realitetin

Ylli Pata: ‘Provokacioni’ i Myslim Murrizit për aleatët e PD, realisht tregon realitetin

Lulzim Basha dhe aletët

Myslym Murrizi, edhe pse nuk arriti të dalë deputet në Parlamentin e ri, e vijon aktivitetin politik përditë, duke treguar qartë se çfarë synon, e që politikën nuk e ka me stinë.

Provokacioni i fundit të tij, ju trejtohej aleatëve zyrtarë të Partisë Demokratike, kryetarët e të cilëve, falë vendosjes në listat e sigurta kanë dalë deputetë.

Agron Duka, Dash Shehi, Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Mesila Doda e Vangjel Dule. i vetmi që nuk doli ishte Nard Ndoka, ndaj të cilit Lulzim Basha u tregua jo vetëm zemërngushtë, por duket e kishte të paramenduar dëshirën për të mos e nxjerrë në Parlament.

E në fakt, Murrizi duket se ka arsye në ‘cinizmin” e tij. Aleatët e Partisë Demokratike, politikisht nuk ekzistojnë më. Ata i shërbyen Bashës në një kohë, kur ai kishte nevojë për një aureolë jo reale politike, e sot, duket se i ka hedhur si limonë të shtrydhur.

Partia Demokratike zhvilloi Kuvendin e saj, forumin më të rëndësishëm politik, jo vetëm të vitit. Por asnjëri nga aleatët nuk patën zë për të treguar rrugën e koalicionit që i bashkon partitë e opozitës në “luftën e re” që Lulzim Basha shpalli sapo u zyrtarizuan rezultatet e 25 prillit.

Aleatët e PD-së, duket shërbyen më shumë për të maksimalizuar votat e PD-së në qarqe, në mënyrë që të justifikojnë edhe daljen e tyre si deputetë, por a kanë valencë politike sot këto parti që për 8 vjet i lanë partitë e tyre “në garazh” kur thoshte Edi Rama. i cili jo më kot u mor me ta që në fillim të fushatës, që të nxirrte jashtë loje, pikërisht votën jashtë gardhit që mund të sillnin partitë e koalicionit.

Por sa vota i kanë sjellë PD-së partitë aleatë më 25 prill. Padyshim që i kanë sjellë, sepse bëhet fjalë për rikuperimin e 250 mijë votëshit të 2017-s, por kjo duhet bërë me studim të veçantë. Nëse nuk e bën PD-ja, le ta bëjë Agron Duka me Shpëtim Idrizin, që duket se janë kontribuesit më të mëdhenj me vota në qarqet përkatëse. Por ndërsa Idrizi mori dy deputetë, PAA mori vetëm një.

E deri sa të dalë një statistikë reale e peshës së partive aleate më 25 prill në vota, këto parti duhet të thonë të veten në qëndrimin politik të tyre me stinën e re. Në lidhje me Berishën Non Grata, hetimet e SPAK, reformat etj etj. Madje përpara zgjedhjeve qëndrimet e Dukës, Shehit, madje edhe Idrizit herë pas here kanë qenë të ndryshme nga PD-ja.

Tani duket, sikur ata janë futur në rrjeshtin e “Vullnetarëve të Berishës”, derisa nuk po japin një qëndrim, kur një të tillë e ka dhënë edhe Mark Marku që është brenda PD-së./Tema

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kemi gjetur Altin Lalën e ri', kush është lojtari që debutoi me Kombëtaren U-21 dhe u vlerësua nga trajneri

'Kemi gjetur Altin Lalën e ri', kush është lojtari që debutoi me Kombëtaren U-21 dhe u vlerësua nga trajneri