Ylli Pata: Rasti i çuditshëm i Kim Mehmetit: Pse nuk ngjit gjuha e tij ndarëse në opinion?!

Ylli Pata: Rasti i çuditshëm i Kim Mehmetit: Pse nuk ngjit gjuha e tij ndarëse në opinion?!

Kim Mehmeti

Që në fillim kur Kim Mehmeti u qas si një zë publik i agjitropit të opozitës shqiptare, ai u konsiderua si një pjesë e detashmentit propagandistik të PD-së, Metës e familjes Berisha, e asnjëherë si një zë intelektual nga komuniteti shqiptar në trevat në Maqedoninë e Veriut.

Kjo, jo sepse Kim Mehmeti mbajti një qëndrim politik, duke u ngjizur me kauzat anti-Edi Ramës.

Përkundrazi, nëse do të kishte një qasje racionale dhe realisht kritike, apo një elaborim që vjen si dialektikë e një mendimi intelektual apo politik, publiku si këtu, si në Kosovë, apo në të gjithë trevat shqiptare do ta kishte marrë si një zë me opinionin e tij, që në fund të fundit pasuron diapazonin e opinioneve dhe qëndrimeve.

Ndër vite, ne kemi pasur mjaft kontribute të intelektualëve nga Kosova e trevat për çështje të politikës së Shqipërisë, por edhe më tej, që jo vetëm nuk kanë “kërcitur” por janë parë si një model normal të zhvillimit të zërave alternativ. E kjo ka ndodhur natyrshëm në që fillim të viteve 90 e deri më sot. Firma si Mehmet Kraja, Nexhmedin Spahiu etj, janë pranuar në opinion, edhe pse herë herë ato qëndrime nuk priteshin mirë nga militantë kryesisht të së majtës, nga ku vinin kritika.

Haki Morina, është një intelektual nga Kosova, i burgosur politik, publiçist e poet, i cili ka një të kaluar politike të rëndësishme në Shqipëri.

Ku jo vetëm u atashua në Partinë Socialiste, por ishte një nga ideatorët e themeluesit e FRESH-it, Madje ai ishte hartuesi i programit kombëtar të eurosocialistëve.

Edhe pse qeveria e Berishës, e ka ngucur e persekutuar jo pak Haki Morinën, ai asnjëherë nuk pati, edhe në këto vite qasje të rënda ndarëse në politikën shqiptare.

E kjo me inteligjencë dhe etikë të lartë kombëtare, bëhej për të mos krijuar ndarje e çarje në opinionin për Kosovën e nga Kosova.

Edhe sot, Haki Morina kishte një qasje për forumin e Shkupit, ku ishte Rama, e pati mjaft polemika, ndër to edhe ajo e Kim Mehmetit. Të krahasosh qasjen e Morinës me Mehmetit, është nata me ditën. Jo se Haki Morina përkrah Ramën, por sepse mendimi i tij nuk është ndarës, po i rreket një logjike mendimi dhe arsyes së shëndoshë.

“Në fjalimin e sotëm të Edi Ramës në Shkup, nuk gjeta jo fjali, por asnjë fjalë gabim.

Se di ku po i gjejnë gabimet e tij disa “filozof” të mëdhenj!?, shkruante Morina në faqen e tij.

Ndërsa Mehmeti, vijon të përdorë qasjen berishjane të sulmit dhe baltës së rëndë ndaj kundërshtarit politik, që pa asnjë kujdes, e telendis me epitete fyese nga më të ndryshmet.

Edhe i ndjeri Arbën Xhaferi, edhe pse një politikan i nivelit të lartë dhe intelektual parekselent, ishte mjaft aktiv në opinionet e tij për Shqipërinë. Por e bënte me logjikën e tij brilante dhe analizën super të blinduar me argumente e arsye. Në kohën kur President i Shqipërisë u zgjodh Bujar Nishani, i ndjeri Arbën Xhaferi, e konsideroi një “president-pulë”, që rri urtë ndaj të mëdhenjtë e pushtetit. Nuk ka asnjë shteg për përgjigje, nga mënyra e kujdeshshme dhe fine e polemikës. Që të bën të reflektosh, e jo të replikosh me inat.

Natyrisht që Kim Mehmeti, e bën këtë rol i shtyrë nga një marrëdhënie kontraktuale që ka me qarqet afër Sali berisha, këtë e ka kuptuar edhe bufi. Por ka mënyra e mënyra për ta bërë këtë, si për efektin, por edhe për të dhënë një mesazh nga një zë intelektual. Por duket se dëshpërimi i hyrjes në qerthullin e modelit alla Berisha vjen edhe nga thatësira që Mehmeti prej vitesh ka në opinionin publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ku nuk përbën më faktor; fjala e tij nuk ka më asnjë pesh. Të gjithë e dinë çfarë do të flasë, pa e hapur ende gojën…

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nani: 29/07/2021 18:17

    Na lodhi ky mullah memuti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët