Ylli Pata: 'Rikthimi' që vjen nga e shkuara: Përse e po e hanë 'supën' e Berishës?

Ylli Pata: 'Rikthimi' që vjen nga e shkuara: Përse e po e hanë 'supën' e Berishës?

“Përpara” ishte fabula e gjetur nga spinët pranë Sali Berishës në zgjedhjet e 2013-ës, por pasi humbi, ai mbajti atë fjalimin mallëngjyes të dorëheqjes, që nuk ndodhi kurrë.

Edhe sot, po na vjen e inxhinieruar si mesazh publik, ideja e “rithimit- përpara” me njerëzit që janë marrë me imazhin e asaj që quhet “posteri artistik” i 7 korrikut.

Pra i ecjes përpara me një “rikthim” që vjen nga e shkuara. i cili nuk iku kurrë, jo vetëm kur dha deklaratën e dorëheqjes së 2013-s, por as kur Lulzim Basha vendosi veton një vit më parë për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Tek ai vendim i Lulzim Bashës, realisht ndodhet edhe kyçi i zhvillimeve politike brenda opozitës. Basha sipas të gjitha gjasave nuk e çoi vendimin në votë, sepse nuk dontë shizmën, që tashmë ka ndodhur, por pikërisht nëse ai vendim do të hidhej në votë do të kishim një aksion politik me peshë të rëndësishme brenda PD-së.

Sot Sali Berisha është një politikan që vjen dhunshëm si një fosile e tranzicionit 30 vjeçar, natyrisht jo i vetëm, por me të gjithë ata relike të jurasikut post komunist që asnjë shtet tjetër europian apo ballkanik nuk i ka.

Natyrisht nuk se ka ndonjë dilemë se Berisha është një kundërshtar i Edi Ramës. Pasi marrëdhënia antogoniste ndërmjet ish-Presidentit dhe kryeministrit aktual është kristalizuar në levën që ka goditur Ramën në vitin 1997. Që siç e ka thënë Berisha me cinizëm: është një “krim pasioni”. Një pasion që është realisht thelbi i shoqërisë berishjane-dhuna.

Sali Berisha, si një mjek që ka varur bluzën e bardhë në kulmin kreativ, në moshën 45 vjeçare, është një adhamudh modern i rrëfimit të Çajupit. i cili diagnozën e jep të qartë: krreje të shpëtosh tjetrin!

Por siç e kemi parë, askush nuk ka parë shpëtim por vetëm krrerje. Megjithatë, ka njerëz, ka grupe, ka politikanë në Partinë Demokratike që janë gati të hanë supën e Sali Berishës, edhe pse është një tas që ka qëndruar gjatë në ngrirje e sot thjesht do të ngrohet në mikrovalë. E në logjikën e një shoqërie perëndimore, këtë supë, askush nuk do të kishtë guximin t’ja jepte as qenit e as maces, pasi ka qëndruar në ngrirje, aq sa shumë produkte të dala jashtë standardit u janë shitur shqiptarëve, ndërkohë që vetëm ky veprim përbën vepër penale, ngaqë kanë qenë jashtë afatet e lejueshme ushqimore e mjeksore.

Tashmë kemi një qëndrim të qartë të qeverisë së SHBA-së, e cila thotë se nuk do të ketë asnjë marrëdhënie me Partinë Demokratike nëse do të kenë jo vetëm në drejtim, por edhe në përbërje një “Person Non Grata” si Sali Berisha.

Këtë mesazh e ka kuptuar qartë Lulzim Basha, i cili e mori vendimin e tij fatal, e që është realisht vendimi i jetës së tij, edhe pse ka qenë “biri politik” i Sali Berishës. E ka kuptuar Alibeaj, apo edhe deputetë të tjerë. Të cilët duhet thënë se nuk kanë tentuar ta elaborojnë këtë qëndrim në publik për hir të fabulës së “bashkimit” që ka rezultuar pa bazë.

Por përse atëherë deputetë të PD-së si Grida Duma, Ervin Saljanji, Xhelal Mziu apo edhe Dashnor Sula, po e hanë supën e 7 korrikut?

Shumë e thjeshtë, sepse të gjithë kanë një fabul që të kujton “barin” që SHBA i tregoi opozitës si alternativë nëse mbështeste Sali Berishën. Gridës, nuk ju plotësua ideja e “kreut të komisionit organizator”, Saljanji ka të njëjtën gjyqtare që do ta gjykojë edhe atë, por edhe përplasjen në PD. E kështu ai shpreson se Berisha do ta mbrojë atë për të mbrojtur veten.

Xhelal Mziu, e di se vetëm nëse doktori do ta kandidojë për kryetar të bashkisë Kamëz, ai do të fitojë si Bardh Spahia në Shkodër. Pasi i referohet elektoratit radikal të së djathtës. Dashnor Sula, i referohet pellgut të gjerë “Non Grata” që shtrihet deri në Peqin  i afrohen bamirësit të tij politik.

Pra në thelb, asnjë nuk e pëlqen atë supë që ngrohet pas një ngrirje të gjatë, por realisht është shija e vetme e supës politike që ato kanë ngrënë gjithë këto vite.

Ndaj është krejt dialektike që ne kemi këtë konfigurim politik që nuk e quan shqetësim një vendim të SHBA, pasi ideja e rruga e tyre nuk ka qenë Perëndimi por lojaliteti ndaj “doktorit”.

Se në fund të fundit, edhe Saljanji, edhe Mziu por edhe Sula nuk janë përfaqësues politikë të Partisë Demokratike në terren, por janë njerëz që janë pëlqyer, edhe sjellë në politikë nga “doktori”.

E sipas gjasave, e gjithë kjo menu na vjen si një seri tasash të ruajtur në frigorifer që më 7 korrik nuk ka shumë nevojë të ngrohet në mikrovalë, po mjafton ta nxjerrësh në mëngjes, e deri në orën shtatë, do jetë gati për ta ngrënë. Po a do e hajë kush. Këtë do ta shohim…

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 07/07/2022 11:22

    Realiteti politik shqiptar sot èshtè i tillè qè edhe figura tè njè kaluare GÈRDECI dhe 21 janari, tè vilave milionèshe nè Gjirin e Lalzit dhe pasurisè marramendèse tè Xenit dhe Argitès apo Monikès,,tè kenè "kurajon" pèr tu vetèquajtur ALTERNATIVÈ POLITIKE. Ka njè sqarim tè thjeshtè fare pèr kètè fenomen. Kèta qè "qeverisin" sot, janè po aq tè ndyrè dhe tè zhytur nè korrupsion, po aq tè paaftè dhe dèshtakè nè sensin e ndèrtimit tè njè sistemi funksional,,,saqè nuk pèrbèn mè ndryshim fare se kush flet nga ekrani. Qorr pèr qorr, e kam nè oborr, thonin tè vjetrit tanè. Hajdut pèr hajdut,,,"zgjedh" shqiptari "tè vetin", atè qè i jep edhe atij pjesè nga malli i vjedhur. Ore,,po kè vjedhim xhanèm? A vjedhim taksat e kètij qè duhet tè ishte shteti ynè i pèrbashkèt? A vjedhim tè tashmen tonè dhe tè ardhmen e fèmijève tanè? Katastrofa shqiptare vazhdon. Ajo do tè vazhdojè e tillè deri nè zbrazjen e atij vèndi nga rraca jonè sepse hajdutèt qè qeverisin NUK DUAN tè bèjnè drejtèsi pèr krimet e paraardhèsve tè tyre. Unè vodha 10 vjet, tani vidh ti nja 15. Quo Vadis Shqipèri?

    Përgjigju
  • Edi: 07/07/2022 04:33

    Me mire supen e sales se jashtqitjwn e Vrromes

    Përgjigju
  • Redi: 06/07/2022 20:33

    Tll e han suoen Saliut se ne kohen e tij kane hanger vetem turta .I dha pune me leke dhe nga xhepashpum u ben bisnesmen .Kjo eshte e verteta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale