Ylli Pata: Sulmet ndaj Kokalarit e Këlliçit, përse shpërtheu 'lufta civile' në Foltore?

Ylli Pata: Sulmet ndaj Kokalarit e Këlliçit, përse shpërtheu 'lufta civile' në Foltore?

Evi Kokalari dhe Belind Këlliçi

Mungesa e një politike të mirëfilltë që vjen nga opozita, hapësira ku duhet të thuren idetë e aksionet politike, ka bërë që në plan të parë të kalojnë gossip-et e regjistruara ditët e fundit në hapësirën e grupit radikal. Një grup, që dukshëm po hap fushën vetëm për dy “kalorësit e vjetër”: Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët gjithsesi nuk po i kanë të qartë konfigurimin e partisë së tyre në horizontin e zgjedhjeve të përgjithshme vendore që zhvillohen vitin e ardhshëm.

Po të vësh re me kujdes në disa media ‘sulmi” pranë Berishës ditët e fundit, është shtuar dora e sulmeve ndaj Evi Kokalarit, e cila që nga dhjetori u cilësua si një “meteor trumpist” që vjen nga SHBA, e që në fakt i qëndroi afër doktorit në foltoret e para, e deri te sulmi i 8 janarit. Sulme që duket u ndalën pas një padie të Belind Këlliçit në gjykatë ndaj Evi Kokalarit, pas një batareje breshërish mediatike të përkrahëses së Berishës ndaj ish-kryetarit të Komisionit të Rithemelimit, të cilit doktori jo vetëm nuk i jep dorën, por as nuk i kthen shikimin.

Po çfarë po ndodh realisht? Natyrisht kultura e denigrimit dhe e shtrurjes së gojës ndaj rivalëve, duket se gjen shtratin e saj tek Fltorja e Berishës, i cili është përfaqësuesi par excellence i kësaj mënyrë të të bërit politikë.

Ku personi dhe jo propozimi i tij denigrohet me egërsinë më të madhe, ndërkohë në një kohë tjetër, sikur nuk ka ndodhur asgjë këto sulme harrohen e palët i japin dorën njëri-tjetrit e përqafohen. Megjithatë, përveç kësaj kulture, këtij mentaliteti toksik që është kthyer në një epidemi edhe tek të rinjtë e politikës, vlen të theksohet se ka zhvillime që japin të kuptohen se e gjithë ky zulm përplasjesh, është një mënyrë për të fshehur zhvillimet reale në foltore.

E në fakt, këto zhvillime janë ato që kanë rëndësi, e që do të ndikojnë realisht në konfigurimin politik të politikës në lidhje me zgjedhjet e ardhshme. Përveç kontestimit të zgjedhjeve në degën e partisë së Berishës në Korçë, zhvillimi më me peshë është ngritja e kryesisë së Foltores në Shkodër, qytetin, ku ky grupim arriti të fitojë bashkinë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Në kryesinë e Foltores në Shkodër nuk figuron asnjë deputet i Partisë Demokratike në Parlament. Shenjë kjo e qartë, se një zbutje fillestare e disa deputetëve me Berishën pas dorëhëqjes së Bashës, tashmë asnjëri nuk i është bashkëngjitur partisë së politikanit të shpallur Non Grata prej SHBA. Nga ana tjetër, në kryesinë e PD-së në Shkodër, nuk figuron asnjë prej njerëzve të Jozefina Topallit, e cila u rikthye në krahët e doktorit me lot e mallëngjime, e u zgjodh në këshillin kombëtar. i vetmi ish-deputet dhe ish-kryetar bashkie që mbështeti Foltoren që në fillim, Lorenc Luka, nuk figuron në kryesinë e re të Shkodrës, ndërkohë nuk është zgjedhur as kryetari i bashkisë, Bardh Spahia, i cili u la jashtë edhe kryesisë së madhe të partisë së Berishës. Në këtë kryesi dominojnë disa rikthime emrash të vjetër që ishin larguar nga Voltana Ademi e grupimi që ka kontrolluar PD-në që nga 2013, por edhe zyrtarë të bashkisë, që ishin në fakt çelësi për fitoren e 6 marsit.

Sali Berisha, duket qartë që si pasojë e mungesës së kimisë me bazën reale të PD-së, ka vendosur të mos ofrojë “karriera qyl” njerëzish që duan katapultimin nëpërmjet foltores. Atij i duhen ushtarë, por që të jenë sa më të painteresuar për një karrierë vibrante dhe reale në parti. mNjë situatë, që ngjashëm duket edhe me marrëdhëniet me LSI-në, që zyrtarisht janë aleatët politikë në “Shtëpinë e Lirisë”, por që kanë probleme të forta me njëri-tjetrin, që prej ndarjes së tortës së 6 marsit.

Protesta e paralajmëruar më 7 mars nga Berisha, duket se kërkon t’i tregojë Ilir Metës, që “lirohet” nga Presidenca më 25, se nuk do ta gjejë vendin bosh të fronit të kryeopozitarit, të cilin Meta e ka kërkuar madje që para zgjedhjeve të 21 prillit 2021, kur bëri të ditur se synon që të bëhet shef i opozitës. E gjithë kjo lëvizje në thelb pa një fuqi potenciale, bëhet pikërisht sepse si Berisha, ashtu edhe Meta nuk i kanë mekanizmat për të ndryshuar realigjt gjërat në këtë vend. Në të gjithë këto 30 vjet, i kanë konsumuar të gjithë shanset…

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arsen: 27/06/2022 03:43

    Sot nje television kishte kombinuar pamjet e nje spektakli qe ju jepte mundesi teleshikusve te njihen me gatimet dhe sherbimet ne resorset ku dhe SPAK-u po jep kontributin e vet. Tani lexova dicka qe Ardit Gjebreja nuk e kishte ne pjatat qe reklamoi. Mesa duket nuk angazhohet ne reklamen e politikes luftarake nderpartiake sepse pagesat per keto I marrin ata qe I bejne. Ky eshte realieti I “liqenit te mjelmave” ku ne resorsin familjar cfaqet buka dhe djathi me uje nga bolierat dhe kazanet, ndersa ne sallonet modern perqafohen, grushtohe, krijojne kualicione e qeveri,, shajne njer-i tjetrin ne gjuhen e tyre te poshter ata qe kane emertimin shumegermesh ramizsalifatosazemedvinilirbami….. dhe germat nuk kane te mbaruar prandaj Europa nuk ngutet pasi pret germa te tjerashere dhe krushqi te tjera ku krushqit jane moderatoret, gazetaret,analistet pa diskutim dhe kriminelet dhe kontrabandistet te veshur me kostumin e koncesionarit, te fortit, deputetit, pse jo dhe te diplomatit.Tani per orjentim eshte vape…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë