PD kërkon kthimin e BKH-së në pikën zero! Yuri Kim jep mesazhin e fortë: Zgjohuni nga ëndrra, reforma në drejtësi do ecë përpara! S'e bllokoni dot

Ambasadorja Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë, pas kërkesës së PD për të kthyer procesin e  zgjedhjes së kreut të BKH-së në pikën zero se kjo gjë nuk ka për të ndodhur. Yuri Kim shprehet se kushdo që ëndërron se drejtësia e re nuk do të vijë kurrë, gabohet dhe duhet të zgjohet nga dremitja.

Sipas Kim kushdo që shpreson që BKH nuk do të ngrihet kurrë, por sipas saj ata 'duhet të zgjohen nga kjo dremitje pasi ëndrra e tyre nuk do të bëhet realitet kurrë'. Kim tha se reforma në drejtësi nuk do jetë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por është e nevojshme dhe të gjithë duhet të ecin përpara në zbatimin e  plotë të saj.

"Duket sikur disa po ëndërrojnë që BKH kurrë nuk do të vendoset, ata shpresojnë se drejtësia nuk do të vijë kurrë. Na vjen keq që ju zgjoi nga dremitja juaj, por ëndrra juaj nuk do të bëhet e vërtetë. Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por është e nevojshme dhe ne duhet të ecim përpara", shkruan Yuri Kim

Deklaratat e ambasadores së SHBA, vijnë pak orë pasi PD kërkoi kthimin e këtij procesi në pikën zero duke akuzuar se është paracaktuar fituesi. Ish-deputeti demokrat Edi Paloka kërkoi skualifikimin e 4 kandidatëve dhe hapjen e garës nga fillimi për të përfshirë policë të ndershëm dhe me integritet. Paloka akuzon se zëvendësdrejtoren e Përgjithshme të Policisë Aida Hajnaj, e cila kandidon për postin e Byrosë Kombëtare të Hetimit,  është zgjedhur në krye të BKH-së në një proces pa garë, ndërsa thotë se është edhe në hetim.

"Për postin e drejtuesit të BKH-së nuk ka garë. Qeveria e ka bërë edhe këtë si tenderat: fituesi është i paracaktuar, në mënyrë që qeveria ta përdorë sa herë të dojë dhe si të dojë për të mbrojtur ortakët e krimit të organizuar, siç ka bërë edhe në të shkuarën. Me të drejtë, vëzhguesit ndërkombëtarë e kanë cilësuar të papranueshëm dhe antiligjor vendimin për të skualifikuar kandidatët e tjerë, duke paraqitur Aida Hajnën si kandidate të vetme", akuzoi Paloka.

Ndërkohë që ditën e hënë pritet që SPAK të zgjedhë kreun e BKH-së, mes katër emrave Aida Hajnaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj të cilët kaluan procesin e vetingut në një proces të monitoruar nga amerikanët dhe partnerët europianë. Pas zgjedhjes së emrit nga SPAK do ia dërgojë KLP-së për miratimin e tij dhe zgjedhjen e kreut të BKH-së.

Reforma në drejtësi është një investim amerikane dhe zbatimi i saj është një nga prioritete kryesore të ambasadores Yuri Kim, e cila nuk ka hezituar kurrë të flasë apo japë mesazhe të forta kundrejt të gjithë atyre që thurin plane apo përpiqen të dëmtojnë atë, pasi kanë frikë se drejtësia e re do të zbulojë përfshirjen e tyre me krimin dhe korrupsionin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:14
Zgjedhja e kreut të BKH-së, Balla reagon pas deklaratës së Kim: Asgjë s'e ndalon drejtësinë e re

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së ambasadores së SHBA, Yuri Kim lidhur me zgjedhjen e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit.  

Përmes një postimi në Twitter Balla deklaron se ka pasur ëndërrimtarë që u munduan të ndalojnë miratimin e reformës në drejtësi 4 vjet më parë. Sipas Ballës, asgjë nuk mund të ndaloj drejtësinë e re.

“Kishte ëndërrimtarë që u përpoqën të ndalonin aprovimin e Reformës në Drejtësi katër vite më parë. Zbatimi i plotë i Reformës në Drejtësi dhe fillimi i menjëhershëm i BKH janë në rrugën e duhur. Asgjë nuk mund ta ndalë drejtësinë e re”, shkruan Balla.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vali: 25/07/2020 17:49

    BRAVO,,ZNJ AMBASADORE YURI KIM,,RESPEKTE,,,DON'T FORGET PD IS THE MOST REGRESIVE AND CRIMINAL PARTY IN ALBANIA......

    Përgjigju
  • Arben: 24/07/2020 18:56

    Edhte zgjedhur nje femer,nje profesioniste ne fushen e drejtesise dhe te policise dhe nje person me integritet dhe e pa perfolur. Nuk kishte zgjedhje me te mire. Sa per Jurin, nese eshte dikush qe po kontribuon per te miren e Shqiperise eshte pikerisht ambasadorja Juri Kim dhe ambasadori Luigi Soreka. Sherbimi me i mire qe mund ti bejne profesionit te tyre,por edhe Shqiptareve eshte nese keto dy figura te medha diplomatike vendosin nepermjet liderve te BE dhe SHBA kritere europiane per te qene kryetar bashkie,deputet,minister,kryeminister dhe president ne shqiperi,duke perfshire edhe reformen ne drejtesi, si te dhe asistojne vete ose specialiste te deleguar ne zgjedhje e te bejne shenimet perkatese protokollare. Mjafton te shohim ne seanca z.Teo Jakops,i cili me nje pyetje dhe pergjigje ju thote gjyqtareve dhe prokuroreve qe une quhet Teo Jakops dhe jo Teo, dmth nuk jam shoku Juaj te me thirrni ne kofidence gjate detyres, ju jeni para jurise per te deshmuar dhe vertetuar ate çka pyesin dhe kerkojne juria. Ketu nuk eshte per ligj lustracioni kush eshte i denuar te mos zgjidhet deputet,etj, se po te jete per krime dihet rasti i famshem i Al Capones i cili me banden e tij kreu rreth 400 vrasje,pa perfshire krimin e organizuar e u denua per evazion fiskal. Pra nqf banda politike eshte pergjegjese per sa e sa vrasje e masakra,pa permendur zhvatjen e pasurise dhe prones,vjedhen e floririt dhe taksave te shqiptareve, nga ana ligjore nuk kane dale para drejtesise. A kane bere krime,dmth vjedhje e zhvatje. Per shume lidere flitet e e kane nisur karrieren duke plotesuar formular si te pastrehe, e sot kane disa rezidenca apo resorte ne bregdet,pa perfshire bankat ofshore.

    Përgjigju
  • Bkh: 24/07/2020 17:17

    A ju hengert mortja juve me byrone e Aida Hajnise..: turp

    Përgjigju
    • Po ti: 24/07/2020 19:17

      Ajo ka kaluar ne vrim te gjelperes..ti je egoiste egist...inat personal ..pffff cfar mileti ne ved te thot shyqyr qe erdhi kjo dit....

    • Populli: 24/07/2020 17:52

      Po ku e njeh ti që e përgojon?

  • Populli: 24/07/2020 16:59

    bravo znj. Ambasadore, respekte. E shikon edhe vet se cfare politikane te korruptuar dhe hajdute ekzistojne ne shqiperi !!

    Përgjigju
  • sapa: 24/07/2020 16:56

    Nuk e njeh ti kombin hajdut shqiptar prandaj flet keshtu!

    Përgjigju
    • Asdf: 24/07/2020 17:26

      Ti sapa dhe kta tanët janë më të zgjuar se Amerika. Amerikanët janë budallenj..

    • Nevojtari: 24/07/2020 17:03

      Te lumte goja, se kjo prokurori i mban çështjet me vite pa i hetuar. ZOTI JU BEKOFTË

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjobë kush nuk voton në zgjedhje, 64.7% e qytetarëve kundër propozimit të Rithemelimit

Gjobë kush nuk voton në zgjedhje, 64.7% e qytetarëve kundër propozimit të Rithemelimit