Yuri Kim shpërndan foto të Piramidës së Tiranës: Dikur simbol i së kaluarës së errët, sot inkubator për inovatorët

Piramida e Tiranës

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka ndarë një foto nga piramida e Tiranës, krahas të cilës shkruan se ajo u ndërtua nga diktatura dhe shfaqej si simbol i të kaluarës të errët ndërsa sot sipas saj po kthehet në inkubator për inovatorët.

“Piramida u ndërtua si një festë cinike e diktaturës, që shfaqej për një kohë të gjatë si një simbol i së kaluarës së errët. Tani, ajo po kthehet – në partneritet mes SHBA dhe Shqipërisë, në një inkubator për inovatorët, në mënyrë që Shqipëria më e mirë dhe e ndritur të formojë një të ardhme të re”, shkruan Yuri Kim në Twitter.

Ndërtimi i Piramidës filloi në vitin 1986 dhe përfundoi në vitin 1988 duke shërbyer si një muze në trashëgiminë e Hoxhës deri në vitin 1991.  U përurua në 14 tetor 1988 si muzeu i diktatorit Enver Hoxha. Kjo strukturë u projektua si krahë shqiponje, simbol i vetë kombit, por i dukshëm si i tillë vetëm nga lart. Ajo zuri vend në bulevardin “Dëshmorët e kombit”, në një nga pikat më nevralgjike të qytetit.

Pas vitit 1991 ajo u kthye në qendër konferencash e panairesh. Piramida e Tiranës, tashmë kthehet në qendrën më të madhe për të rinjtë, kryesisht e fokusuar në arsimimin digjital, në kulturën e teknologjisë së informacionit dhe në funksion të artit, kulturës dhe kurseve profesionale apo hapësirave të tjera rinore. 

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kosova kundërshton nismën për bashkëpunim rajonal Ballkani i Hapur, si është sipas jush ky qëndrim?

Komento

Komente

  • Like: 16/06/2021 06:43

    Po moj zonja Kim e vertete qe ishte muzeu i ENVER HOXHES po nuk mund ti heqim Shqiperise 50 vite te historise. Sido qe te jete ajo do te jete pjese e kesaj Shqiperie duam apo nuk duan ne. Ashtu sic kane ngelur paraardhes e te tjeter nga mbrapa.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Nuk është luftë, është thjesht një bandë në çark