Zgjedhjet e 25 prillit/ Yuri Kim dhe Soreca takojnë Ilirjan Celibashin (VIDEO)

TIRANË- 6 marsi do të jetë afati i fundit kur palët politike do të zbulojnë emrat me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Pas thirrjeve në platformat sociale, shefja e diplomacisë amerikane Yuri Kim dhe ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca kanë nisur takimet.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe Luigi Soreca kanë zhvilluar një takim me kryekomisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashin, ku në fokus ishin përgatitjet për zgjedhjet.

Për rreth një orë Yuri kim bisedoi me kryekomisionerit Shtetëror të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin, me fokus përgatitjet për 25 prillit, por edhe çështjen e kandidatëve, për të cilën ambasadorja ka kërkuar prerazi nga krerët e partive të tregojnë përgjegjësi. 

Sakaq Luigi Soreca e ka cilësuar si të shkëlqyeshëm takimin, duke shtuar se është diskutuar në lidhje me përgatitjet e zgjedhjeve 25 prillit, duke përfshirë identifikimin biometrik të votuesve, zgjatja e ID-ve, votimi i diasporës, votimi / numërimi elektronik dhe dekriminalizimi.

Ky takim me ambasadoren amerikane vjen në vrazhdën e një sërë takimesh të zhvilluara ndërmjet kreut të KQZ-së, dhe Yuri Kim. Takimi i fundit mes tyre u zhvillua në datën 15 janar ku u diskutua në lidhje me identifikimin biometrik të zgjedhësve.

'Shqiptarët meritojnë të kenë besim te instituciopnet e tyre. Çdokush ka një rol të rëndësishëm që të luajë në zhvillimin e demokracisë që shqiptarët duan dhe meritojnë. Ne gjithmonë kemi inkurajuar, madje edhe  i kemi 'bezdisur' drejtuesit e partive që të përmbushin detyrimet ligjore dhe të plotësojnë kërkesat e shqiptarëve për kandidatë të pastër.'- deklaroi pak kohë më parë ambasadorja amerikane.

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë Yuri Kim, në vijim të apelit për kandidatë të pastër për zgjedhjet e 25 prillit, ambasadorja amerikane ka rikujtuar vendimin e DASH për Tom Doshin, të cilin e ka futur në listën e zezë.

Ky është takimi i parë që diplomatja amerikanë ka zhvilluar vetëm pak ditë pasi u infektua me COVID.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:26
Luigi Soreca zbardh takimin me Celibashin: U diskutua për përgatitjet e zgjedhjeve të 25 prillit

1614087144_celibashi.jpg

Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi

Soreca e ka cilësuar takimin si të shkëlqyeshëm, duke shtuar se është diskutuar në lidhje me përgatitjet e zgjedhjeve 25 prillit, duke përfshirë identifikimin biometrik të votuesve, zgjatja e ID-ve, votimi i diasporës, votimi / numërimi elektronik dhe dekriminalizimi.

'Takim i shkëlqyeshëm përsëri sot me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi. Ne diskutuam përgatitjet e zgjedhjeve 25/4, përfshirë, identifikimi biometrik i votuesve, zgjatja e ID-ve, votimi i diasporës, votimi / numërimi elektronik dhe dekriminalizimi. Nesër Celibashi do t'i bashkohet  takimit me Krerët e Misionit të Bashkimit Evropian.'- shkruan Soreca.

 

Great meeting again today CEC Cssr. @ICelibashi

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhja e kryetarit në Himarë, nis me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak në Vlorë! Banorët thirrje greqisht kundër Tavos dhe Klosit

Zgjedhja e kryetarit në Himarë, nis me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak në Vlorë! Banorët thirrje greqisht kundër Tavos dhe Klosit