Yuri Kim takon drejtuesit e Komisionit të Punëve të Jashtme, Kodhelin dhe Alizotin: Partneriteti tejkalon politikën partiake! Duam të bashkëpunojmë me të gjithë udhëheqësit në demokraci

Yuri Kim takon drejtuesit e Komisionit të Punëve të Jashtme, Kodhelin dhe Alizotin: Partneriteti tejkalon politikën partiake! Duam të bashkëpunojmë me të gjithë udhëheqësit në demokraci

Tmor Alizoti, ambasadorja Yuri Kim dhe Mimi Kodheli

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Komisionit të Punëve të Jashtme, Mimi Kodhelin dhe zëvendëskryetarin, Tomor Alizoti. Me një postim në Twitter, Kim shkruan se partneriteti SHBA-Shqipëri tejkalon politikën partiake. Kim thekson se SHBA do të punojë me të gjithë udhëheqësit në demokraci.

"Faleminderit Mimi Kodheli dhe Tomor Alizoti për një bisedë të shkëlqyer. Në Uashington ose Tiranë, partneriteti SHBA-Shqipëri, tejkalon politikën partiake. Ne duam të punojmë me të gjithë udhëheqësit në demokraci, mbrojtje dhe biznes", shkruan Yuri Kim.

Ajo thekson po ashtu se SHBA do të vijojë të mbështesë përpjekjet për ta bërë Shqipërinë një vend më të drejtë për të gjithë.

"Do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet për ta bërë Shqipërinë më të drejtë, më të fortë dhe më të begatë për të gjithë", përfundon postimin e saj ambasadorja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit