Yuri Kim takon Etilda Gjonajn: Me kontributin e saj Reforma në Drejtësi ka filluar të japë rezultate

Yuri Kim takon Etilda Gjonajn: Me kontributin e saj Reforma në Drejtësi ka filluar të japë rezultate

Yuri Kim dhe Etilda Gjonaj

TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka takuar ish-ministren e Drejtësisë Etilda Gjonajn, për ta falenderuar për punën që ka bërë në krye të kësaj ministrie 4 vitet e fundit, kryesisht me Reformën në Drejtësi.

Ka qenë diplomatja amerikane e cila ka ndarë një foto nga takimi, me ish-ministren, ku nënvizon se nën drejtimin e saj Ministria e Drejtësisë ka bërë para mbi zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe me kontributin e saj kjo reformë ka filluar që të japë rezultate. Yuri Kimi thotë se SHBA vazhdon që të mbështesë fuqishëm zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe inkurajon drejtuesit e institucioneve që të vazhdojnë të ecin përpara që të kenë më shumë rezultate që i shërbejnë popullit shqiptar.

'Takova Etilda Gjonajn  për ta falënderuar ndërsa përfundon mandatin e saj të jashtëzakonshëm si Ministre e Drejtësisë - personi me jetëgjatësinë më të madhe në këtë post dhe gruaja e parë në këtë pozicion kyç. Ne vërejmë veçanërisht udhëheqjen e saj mbi reformën në drejtësi, e cila - me kontributin e saj - ka filluar të japë rezultate. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Shpresojmë që të gjithë drejtuesit dhe institucionet e drejtësisë do të vazhdojnë të ecin përpara për të dhënë më shumë rezultate që i shërbejnë popullit të Shqipërisë, plotësojnë standardet për BE dhe afrojnë Shqipërinë më afër me SHBA.'- shkruan ambasadorja.

Etilda Gjonaj u zgjodh ministre e Drejtësisë në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Por ketë mandat, kryeministri Edi Rama nuk e rikonfirmoi Gjonajn në detyrë, duke emëruar si pasardhës të saj Ulsi Manjën.

 

1/2 I met @GjonajEtilda to thank her as she completes her extraordinary tenure as Minister of Justice - longest-serving person & first woman in this key position. We note in particular her leadership on justice reform, which - with her contribution - is beginning to show results. pic.twitter.com/OEdz0Tlmcl

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 7, 2021

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rondele Kasap Rexhep Tyt Leka: 07/09/2021 17:29

    Ambasadorja AmerikaneYri Kim dhe Shqiptare tē kishte qen s'do kishte bër kaq shum sa po bën për Shqiprin. Kjo femër duhet të falenderohet nga gjith Shqiptarët kudo qofshin në Bot. Resspekt Yuri Kim e falenderime për gjith të mirat që po mundohesh ti bësh Shqipris. Rroft USA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull