Kim takim me Gjonajn dhe Tabakun në Kuvend, në fokus të bisedës integrimi i Shqipërisë në BE

Ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi sot takime në Kryesinë e Kuvendit me deputeten demokrate Jorida Tabaku dhe me socialisten Etilda Gjonaj. Fokusi i takimit ishte procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ky takim vjen edhe në një kohë kur ka nisur edhe procesi negociues. Shumë kapituj tashmë janë futur në procesin 'Screening', ku më i rëndësishmi është edhe Kapitulli 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”.

Deputetja Tabaku ka zbuluar detaje nga takimi me ambasadoren, ndërsa shkruan se kanë folur për shqetësimin e opozitës për pasaportat e arta, aministinë fiskale dhe legalizimin e kanabisi. Sipas Tabakut, këto nisma duhet të ndahen, pasi bien ndesh me kërkesat për integrimin në BE.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:49
Tabaku zbulon çfarë bisedoi me ambasadoren Yuri Kim

Deputetja e PD-së, jorida Tabaku ka zbuluar temat për të cilat diskutoi me ambasadoren Yuri Kim.

“Sot diskutova me USAmbAlbania prioritetet e procesit të integrimit, rëndësinë e përfshirjes së drejtësisë. S’ka rrugë tjetër veç përmbushjes së kushteve për të sjellë ndryshimin: Lufta korrupsionit, krimit të organizuar; zgjedhjet e lira&ndershme duhet të jenë kryefjala e politikës!

Gjithashtu fokus të veçantë me ambasadoren morën dhe shqetësimet e opozitës & ekspertëve të pavarur mbi nismat e fundit qeveritare si:

Amnistia Fiskale, Pasaportat e Arta, Legalizimi Kanabisit që nuk janë projekte nën frymën e integrimit ndaj i duhet thënë stop! E angazhuar për të mbikëqyrur & kontrolluar punën e qeverisë në këtë proces; duhet ndryshuar mentaliteti administratës publike! I bëj thirrje qeverisë ta përdorë procesin e integrimit si një mënyrë për tërheqjen e mijërave të rinjve të talentuar që janë larguar nga Shqipëria”, tha Tabaku.

Ora 16:09
Takimi me Tabakun dhe Gjonajn, ambasadorja Kim mbërrin në kryesinë e Kuvendit

Ambasadorja Yuri Kim ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, ku do të zhvillojë një takim me deputetet Jorida Tabaku dhe Etilda Gjonaj. Në fokus të takimi do jetë integrimi i vendit.

A.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/09/2022 01:26

    /EUROPA/,evropianet nuk ju pranonin per 100 arsye,por dhe vinin kushte per pranim 100 arsye te tjera.Sygjeronin qe duhej luftuar krimi e korrupsioni,por na e linin neve ne dore.Si do luftoheshin krimi e korrupsioni?-Me reforma ligjore dhe ne drejtesi.Kush pranonte qe t'i bente keto reforma e ndryshime? Berisha dhe Meta? Sigurisht qe jo dhe kuptohet pse.Iniciativen e morren amerikanet,se e pane deshiren e popullit,se po te ishte per evropianet,kishim per te mbetur te niveli i /sugjerimeve/.Amerikanet i vune me //hosten// perpara politikanet tane dhe i bene te miratonin reformen ne drejtesi,packa se Meta,Berisha dhe gjyqtaret hidhnin vickla.Dhe sot,evropianet akoma kerkojne ndryshime,po ku do ishim pa iniciativen dhe kembenguljen amerikane?! Historikisht e politikisht,amerikanet jane treguar me te forte se evropianet,sepse amerikanet jane me praktike,kurse evropianet jane me snobe ne pergjithesi.

    Përgjigju
  • Jimmy: 27/09/2022 21:16

    O patriot (Evropa)cfare nuk kupton!!po mos te ishte ajo USA ???????? ne do na shkelnin me kemb!!ata jane te pranishem ne cdo situat dhe prap ka korupsion!po mos te ishte USA ???????? do kishim ik per lesh!!

    Përgjigju
  • Europa: 27/09/2022 09:47

    Nuk e kuptoj cfare pune ka kjo ambasadorja me integrimin e vendit tone ne Europe? Keta si gjithmone duan ti futin hundet ne cdo vrime , mendojne se do kene gjithmone kontroll por koha u iku dhe ketyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)