Zaev në Bruksel: Identiteti nuk mund të jetë çështje për bllokimin në procesin e integrimit

Në një kohë kur po mbahet samiti I ministrave të jashtëm të BE-së, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ndodhet ne Bruksel. Gjatë takimeve të tij ai ka deklaruar se Shkupi ka përmbushur pjesën e saj të detyrimeve, sa i përket çështjes së negociatave Bashkimin e Europian.

“Tashmë është koha që BE të japë mesazhin e vet, pa vonesë, pasi çdo vendim tjetër do të minonte besueshmërinë e BE-së për të gjithë Ballkanin Perëndimor”- ka deklaruar Zaev.

Kryeministri maqedonas pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka theksuar se gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas të imponuara si çështje nga Bullgaria, nuk duhet të jenë pjesë e bisedimeve.

“Identiteti maqedonas përveç që është çështje krenaria, gjithashtu është edhe çështje e fakteve, shkencës, traditës dhe simbol nacional i popullit tonë. Ai nuk do të jetë çështje për bisedime. Vlerat evropiane janë udhërrëfyes për ne, por mbrojtja e identitetit është gjithashtu vlerë evropiane”, theksoi Zaev pas takimit me Ursula von der Leyen.

Një gjë e cila është kundërshtuar hapur edhe nga presidenti maqedonas Stevo Pendarovski.

Ai flet për këtë si mundësi potenciale në rast se kontesti me Bullgarinë zgjatet me vite si në rastin me Greqinë”, kështu e komentoi fillimisht kreu i shtetit deklaratat e komisionerit për zgjerim, Oliver Varhej për ndarje të Shkupit dhe Tiranës në procesin integrues për në BE.

Në takimet me përfaqësuesit e lartë të BE-së pritet të diskutohet mbi procesin e pranimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, veton bullgare, por edhe deklaratat e fundit të komisionerit Varheji për mundësinë që Shkupi dhe Tirana të ndajnë rrugët në procesin e anëtarësimit në BE.

Zaev në Brusel po shoqërohet nga zëvendës/kryeministri Nikolla Dimitrov dhe ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet