Ministria e Jashtme ruse: Idetë e Putinit duhet të diskutohen për të shpëtuar botën

Ministria e Jashtme ruse: Idetë e Putinit duhet të diskutohen për të shpëtuar botën

Foto:Maria Zakharova

Pjesëmarrësit në konferencën e Ukrainës në Zvicër duhet të diskutojnë propozimet e paqes të presidentit rus Vladimir Putin nëse duan të "shpëtojnë botën".

 Kështu ka deklaruar për agjencinë e lajmeve TASS përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

"Nëse konferenca në Zvicër synon të shpëtojë botën, atëherë diskutoni propozimin e Vladimir Putin. Presidenti rus ka thënë gjithçka dhe ka treguar rrugën e vërtetë drejt paqes. Vetëm ata që nuk duan paqen nuk mund të shohin, nuk mund të kuptojnë".

Zyra e presidentit ukrainas Vladimir Zelensky tashmë e ka hedhur poshtë nismën e presidentit rus.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ukraina: Pas samitit në Zvicër do t’i paraqesim Rusisë planin për paqe! Meloni: Propozimi i Putinit është propagandë


Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Memaliaj/ Kanosi me sëpatë bashkëshorten, në pranga 61-vjeçari

Memaliaj/ Kanosi me sëpatë bashkëshorten, në pranga 61-vjeçari