Zaloshnja: Mbi 70% e shqiptarëve e vlerësojnë pozitivisht punën e SPAK-ut

Zaloshnja: Mbi 70% e shqiptarëve e vlerësojnë pozitivisht punën e SPAK-ut

Disa sondazhe janë zhvilluar online ditët e fundit për SPAK-un, meqë ka qenë së fundmi në qendër të debateve publike. Në sondazhet online, marrin pjesë shqiptarë të këtushëm, por edhe shumë nga ata që janë jashtë Shqipërisë.

Kështu, deri të shtunën në darkë, tek sondazhi i portalit Shqiptarja.com, 83% e audiencës anonte pozitivisht për SPAK-un (rreth 5500 pjesëmarrës); tek sondazhi i portalit të Top Channel, 79% e audiencës anonte pozitivisht për SPAK-un (rreth 10500 pjesëmarrës); tek portali BalkanWeb, 67.5% e audiencës anonte pozitivisht për SPAK-un (rreth 7300 pjesëmarrës).

Para se SPAK-u të vihej në qendër të debateve më të fundit publike për të, unë drejtova një sondazh rigoroz në terren nga Konispoli në Vermosh, ku kishte edhe pyetje për SPAK-un (ndër shumë e shumë të tjera). Rezultoi se rreth 65% e shqiptarëve të këtushëm anononin pozitivisht për SPAK-un.

Meqë në portalet e sipërcituara votojnë edhe shumë shiptarë jashtë kufijve të vendit, kurse në sondazhin e drejtuar nga unë u anketuan vetëm banorë të rritur në terrenin e Republikës së Shqipërisë, një ndërthurje e përafërt e këtyre sondazheve na çon te konkluzioni i përafërt statistikor se aktualisht, mbi 70% e shqiptarëve kudo që ndodhen anojnë nga vlerësimi pozitiv për SPAK-un, dhe më pak se 25% kanë vlerësim kanë vlerësim negativ.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dardan: 21/04/2024 11:06

    SPAK do te shkoje ne 90% te shqiptareve po t'u hedhe hekuratt kryekimineleve dhe kryehajduteve Sali Berisha dhe Ilir Meta.

    Përgjigju
    • Kapedan: 22/04/2024 17:22

      Ne mbeshtetje te Dardanit, qe te shkoje ne 100% besoj qe SPAK nuk do te stepet e sdo i kurseje hekurat mega kriminelo-hajdutit te trete te Shqiperise, pra Edi Rames. Me kete rast, kompletohet kjo pune. Si mendoni?

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar