Zaloshnja: Tri fanellat në prag të 30 qershorit

Zaloshnja: Tri fanellat në prag të 30 qershorit

Duke marrë hua një metaofrë nga futbolli, mund të thuhet se elktorati shqiptar është i ndarë në tre skuadra, secila me një ngjyrë të dallueshme të fanellës.

Sipas sondazhit të GPF Inspiring Research, të prezantuar mbrëmë në Report TV, 25% e banorëve të rritur të Shqipërisë janë të vendosur të mos votojnë për asnjë parti, në qoftë se zhvillohen sot zgjedhje parlamentare. Meqë në territorin e vendit banojnë vetëm 2.1 milionë zgjedhës (1.44 milionë të tjerë jetojnë jashtë Shqipërisë), i bie që numri i mosvotuesve të këtushëm të jetë rreth 530 mijë. Këta zgjedhës bëjnë pjesë në skuadrën me fanellë ngjyrë gri, e cila nuk merr pjesë në zgjedhje, pavarsisht se çfarë zgjedhjesh janë e sa nga partitë ekzistuese mund të marrin pjesë në to.

Sipas sondazhit të mësipërm, 38% e banorëve të rritur nuk janë aspak dakord me vendimin e PS-së për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në 30 qershor. Duke përdorur ekstrapolimin e mësipërm, i bie që pothuaj 800 mijë zgjedhës me banim në Shqipëri të bëjnë pjesë në skuadrën me fanellë kuqeblu, që janë  ngjyrat e LSI-së dhe PD-së (getat e mbathjet kanë ngjyra të tjera, sepse në koalicionin opozitar është edhe PDIU, PR, etj.).

Duke zbritur 25% të grive dhe 38% të kuqebluve nga 100-përqindëshi, mbetet që skuadra me fanellë violet të ketë 37% të banorëve të rritur të Shqipërisë, ose rreth 780 mijë zgjedhës të këtushëm. (Ngjyra e fanellës është si e PS-së, violet, ndërsa getat e mbathjet kanë ngjyra të tjera, sepse ndër partitë e regjistruara në zgjedhje është edhe BD, PSD, etj.).

Edhe nga një sondazh që zhvillova unë në fillim të qershorit, më rezultonin shifra të ngjashme. Rreth 750 mijë donin të votonin në 30 qershor, pavarsisht se kush nuk don të marrë pjesë në zgjedhje. Ndërsa  reth 780 mijë nuk donin të votonin në 30 qershorit, në qoftë se PD-ja dhe LSI-ja nuk marrin pjesë në zgjedhje. (Qysh atëherë janë paksuar gritë dhe janë shtuar nga pak violetët dhe kuqeblutë).

Dihet që skuadra gri është tërhequr me kohë nga turneu, kështu që dy skuadrat e tjera i marrin pikët afrofe ndaj saj. Pra, fituesi i turneut në 30 qershor do të jetë ose skuadra violet, e cila synon të shënojë sa më shumë gola në finale, ose skuadra kuqeblu, e cila do të përdorë çdo mjet që të mos lejojë asnjë gol.

Në një ndeshje të tillë, është shumë i rëndësishëm arbitri. Në qoftë se ai lejon lojë të ashpër të kuqebluve (përtej asaj që parashikon rregullorja), ata mund t’ia dalin mbanë që ta mbyllin ndeshjen barazim deri në fund dhe ajo të luhet një ditë tjetër (siç bëhej dikur në finalet e kupave të Europës). Por në qoftë se arbitri fillon nxjerr kartona të kuq që në fillim të ndeshjes, kuqeblutë mund të tuten, dhe ndeshja mund të mbyllet siç parashikohet (me shumë gola të violetëve)…

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier