Ekskluzive/ Zanafilla e vrasjes së dy vëllezërve në Krujë nisi në 2005 kur Elton Bardhi plagosi me thikë Besnik Pulën

Vrasja e dy vëllezërve Bardhi në Krujë, ka ardhur si rezultat i një konflikti që Besnik Pula ka pasur me vëllanë e madh të familjes Bardhi, Elton Bardhi. Konflikti e ka zanafillën në vitin 19 gusht 2005 kur vëllai i Gramoz dhe Xhontil Bardhi, Eltoni ka plagosur me thikë Besnik Pulën.

Kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 19:30, ku Elton Bardhi ka plagosur me thikë Besnik Pulën, duke i shkaktuar dëmtime të rrezikshme për shëndetin. Pas ngjarjes Elton Bardhi shkon në banesë dhe u tregon familjareve për ngjarjen dhe largohet në drejtim të paditur. Rezulton se në të njëjtën datë, nipi i Besnik Pula, Roland Pula ka shkuar në banesën e Elton Bardhit dhe qëllon me kallashnikov në drejtim të dritares dhe portës kryesore të shtëpisë. Në atë periudhë prokuroria dhe policia e Krujës fiksuan si prova materiale gëzhoja dhe predha të plumbave, duke akuzuar direkt Roland Pulën si autor të kësaj ngjarje të ndodhur në vitin 2005.

Por gjatë gjykimit avokati i të pandehurit ka pretenduar se  i akuzuari Roland Pula, ka qenë i punësuar në Greqi, sipas një vërtetimi të sjellë nga punëdhënësi Mark Ndoj . Sipas korrespondencave me letër porosite me shtetin grek nuk provohet ky pretendim dhe përfundimisht gjykata e Krujës ka dënuar me 5 vite burg Elton Bardhi për plagosjen e xhaxhait të Rolandit, Besnik Pula dhe me 1 vit e 3 muaj burgim Roland Pulën për goditjen me armë në banesën e familjes Bardhi.

Ndërkohë katër vite pas kësaj ngjarje në datën 25 mars 2009 është regjistruar një tjetër dosje në prokurorinë e Krujës për akuzën e Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit. Kjo dosje është iniciuar pas kallëzimit të bërë nga Frrok Pula që Kol Bardhi, babai i Eltonit, dhe dy viktimave Gramoz dhe Xhontilit,  ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij dhe duke i thëne që do të vrasë me gjithë familje. Kjo dosje është hetuar për gati një vit dhe më pas është pushuar pasi nuk është arritur të provohet fajësia e tij.

Ndërkohë në një deklarim të dhënë nga Kol Bardhi sqaron se janë në konflikt të vazhdueshëm, sepse Llesh Pula dhe Roland Pula kanë rrahur djalin e tij Gazmir Bardhi. Gjithashtu në datën 3 shkurt 2009 është marrë një vendim këqyrje personi pasi për ngjarjen dyshohet se autorët janë Brikel Lama, Indrit Leka , Sadri Hima, Roland Pula etj.

Edhe kjo dosje është pezulluar, pasi nuk është arritur të sigurohen provat. Ndërkohë në një dosje tjetër të vitit 2012  të regjistruar për “Mbajtje pa lejë të armëve” dhe “ Shkatërrimi i rrugëve”, ka rezultuar se pas ankesave të largimit nga puna në hekurudhë të Llesh Pula është dyshuar se Roland Pula mund te jetë autori i kësaj ngjarje. Por kjo çështje është pushuar. Ndërkohë në vitin 2010 Roland Pula dënohet me 2 vite burgim nga gjykata e Krujës për tre akuza, plagosje e lehtë me dashje, kanosje dhe mbajtje pa lejë të armëve.

Dy vëllezërit e vrarë Gramoz dhe Xhontil Bardhi dhe autori Roland Pula

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 06/06/2020 23:07

    Të gjithe ketyre po të ishte gjalle Ymeri i varfer do ju ngulte preshine

    Përgjigju
  • Tani: 06/06/2020 16:24

    “Bravo” drejtesia shqiptare! Dy familje qe jane rrahur, prere e sakaruar me njera tjetren nga 2005, pra 15 vjet, nuk eshte denuar askush!

    Përgjigju
  • Kafsha: 06/06/2020 10:43

    Tani do hapen rondele të reja nga të shqyerit

    Përgjigju
  • Alfio: 06/06/2020 10:10

    Kur te shikoj kete klase politikete 30 viteve pas hekurve , atehere e besoj se do behen zgjedhje te lira .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dështimi me Cagliarin, Allegri: Në pjesën e parë do i ndërroja të gjithë, ulem të diskutoj të ardhmen me drejtuesit

Dështimi me Cagliarin, Allegri: Në pjesën e parë do i ndërroja të gjithë, ulem të diskutoj të ardhmen me drejtuesit