Zaptuan plazhin te Shkëmbi i Kavajës duke vendosur çadra dhe shezlongë pa leje, gjobiten 3 subjekte

Policia bashkiake e Durrësit në bashkëpunim me policinë e shtetit zhvilluan në zonën e Shkëmbit të Kavajës një aksion për lirimin e plazhit nga çadrat dhe shezlongët e vendosur pa leje dhe në kundërshtim me aktet normative për situatën e krijuar nga Covid -19 duke gjobitur 3 subjekte me nga 5 mijë lekë.

Bashkia e Durrësit u bën thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojnë aktivitet gjatë vijës bregdetare që të mos ndërmarrin iniciativa të tilla që bien ndesh me ligjin dhe të mos vendosin çadra apo shezlongë në rërë pa marrë lejen nga autoritetet përkatëse.

Deri tani nuk ka dalë VKM-ja. "Lejet do të jepen në bazë të VKM-së dhe udhëzimeve përkatëse që do të vijnë nga qeveria shqiptare. Për ata që nuk zbatojnë ligjet dhe aktet normative do te ketë masa administrative, bllokim të çadrave dhe shezlongëve, deri dhe ndjekje penale" thotë bashkia.

Kryeministri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë se plazhet do të hapen në 10 qershor dhe këtë vit do të jenë shumë më tepër publike se private.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 27/05/2020 16:02

    Shpresoj qe ke vit te jete ashtu sic ka deklaruar kryeministri. Dmth qe nuk do kete plazhe te dhene me qira. Do jene hapesira te lira nga veriu deri ne jug pervec hapesirqve perpara hoteleve. Ne fakt keshtu duhet te jete cdo vit, ose max te jepen me qira jo me shume se 50% e hapesirave. Nuk duhet te kete hapesire per cadra e shezllonge nga ata qe kane nje bar aty afer. Te gjitha hapesirat e lira..

    Përgjigju
  • Loni: 27/05/2020 15:17

    Bravo forcave te rendit urrrraaaaaaaaa... Opo ka gjera me te rendesishme se zaptimet e plazhit lejini te hajne edhe ato fundja fare saga vazhdon prej shum kohesh Apo te bejme show... PS pd lsi e kudi me cte permendesh e shkaterruan kete komb edhe vazhdojne ta shkaterrojne me show mediatik edhe gjera fasade.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis

VIDEO/Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis