Basha: SPAK të bëjë vettingun e politikanëve! Brenda javës propozojmë në Kuvend ndryshime Kushtetuese për ‘territorialen’ dhe ‘zgjedhoren’! Rama: Gati të dialogojmë nëse na bindni

TIRANË- Brenda javës, Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend kërkesën për ndryshime Kushtetuese, në Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore, si edhe projektin për nisjen e Vettingut për politikanët. Kryedemokrati Lulzim Basha tha se zhbërja e ndryshimeve të 30 korrikut, është një detyrë emergjente.

“Grupi i PD ka miratuar sot vendimit për të depozituar amendamentet Kushtetuese për zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të kushtetutës së 30 korrikut dhe të Reformës Zgjedhore”, tha Basha në përfundim të mbledhjes së grupit të PD.

Një tjetër pikë e rëndësishme, sipas Bashës, është edhe që të nis sa më shpejt Vettingu për politikanët, njësoj siç po veprohet me njerëzit e drejtësisë. Këtë detyrë, kryedemokrati ia ngarkon SPAK.  

“Do dorëzojmë amendamentin për vettingun e Politikanëve, është një qëllim legjitim dhe respektojnë edhe kërkesën për propocionalitet, SPAK të marrë përsipër evidentimin një për një të çdo deputeti, kryebashkiakë, ministri, kryeministri, kreu i shtetit për lidhjet me krimin, pasuritë, për personat vetë, familjarët dhe ortakët e tyre”, tha Basha.

Por a do të përfshihet mes propozimeve të demokratëve edhe vetting edhe për të shpallurit ‘Non Grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Vettingu i politikanëve do të thotë pastrimi i politikës nga personat e korruptuar dhe që kanë lidhje me krimin e organizuar” deklaroi ai, duke mos dhënë një përgjigje konkrete për personat 'Non Grata'. 

Që të miratohen në Kuvend ndryshimet Kushtetuese, duhen 94 vota që do të thotë se bashkëpunimi opozitë-mazhorancë është i domosdoshëm. Demokeatët nuk kanë ende një qëndrim të qartë për zgjatjen e vettingut, por Basha thotë se nuk do të ketë këmbim votash për reformat me socialistët. Nisur nga kjo, Basha, u kujdes që të sqaronte se kjo nuk është një pazar që i shërben vetëm opozitës, por për të mirën e palëve.

“Asnjë nuk është favor ndaj opozitës, ne kemi thënë dhe e përsëris jemi aty në atë kuvend edhe pas masakrës me një qëllim, të rikthejmë vendin në shinat e demokracisë. Ne nuk kërkojmë pazar dhe nuk futemi për pazar”, përfundoi Basha.

Pas deklaratës së Bashës, kryeministri Edi Rama u përgjigj duke thënë se maxhoranca është gati të dialogojë, nëse opozita do t'i bindë.

Pas mbledhjes së grupit, në zyrën e PD-së ka mbërritur ambasadori gjerman Peter Zingraf. Motivi i këtij takimi nuk dihet, teksa detajet priten që të mësohet në vijim.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:42
Veting për politikanët dhe ndryshime Kushtetuese për ‘territorialen’ dhe ‘zgjedhoren’, Rama i përgjigjet Bashës: Nëse opozita na bind, të hapur për dialog

1584380213_RAMA.jpg

Kryeministri Edi Rama është shprehur i hapur për dialog me opozitë në lidhje me propozimet për ndryshimet kushtetuese në Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore, si edhe projektin për nisjen e Vettingut për politikanët. Në një intervistë televizive, Rama u shpreh se nëse nëse opozita i bind, maxhoranca është e hapur të dialogojë.

“Nëse opozita na bind që ndryshimet kushtetuese duhen zhbërë, atëherë ne jemi të gatshëm për të dëgjuar me respekt. Mbase i bindim ne ata që nuk duhen zhbërë, mbase na bindin ne ata. Rëndësi ka të ketë dialog”, u shpreh kryeministri Rama.

Ora 18:39
Propozimi i PD për ndryshimet Kushtetuese përplas demokratët, Spaho: I sillni vetëm për firmë, pa u diskutuar! Bardhi: Materiali është përgatitur nga juristët

Kreu i PD-së, Lulzim Basha bëri me dije se brenda javës do të depozitojë në Kuvend kërkesën për ndryshime Kushtetuese, në Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore, por duket se këto ndryshime që do të kërkohen, nuk janë konsultuar me deputetët e kësaj force politike. Në mbledhjen e grupit që u zhvillua sot me dyer të mbyllura, mësohet se Edmond Spaho është shprehur se amendamentet për ndryshimet kushtetuese nuk mund të vijnë vetëm për firmë, por duhet t ëvendosë Grupi Parlamentar dhe Këshilli Kombëtar i PD-së.

"Amendamentet për ndryshimet kushtetuese s'mund të vijnë vetëm për firmë, pa u diskutuar. Këtu duhet teë vendosë Grupi Parlamentar dhe Këshilli Kombëtar", ka thënë ai.

Spahos iu përgjigj menjëherë numri dy i PD, Gazment Bardhi, i cili tha se materiali është përgatitur nga një grup juristësh dhe se do të diskutohen në Komisionin e Ligjeve me anëtarët e PD-së.

"Këtu ka një grup juristesh që kanë përgatitur materialin. Janë përgatitur nga juristet e PD-së, dhe do të diskutohen edhe ne komisionin e ligjeve (me anëtarët e PD-së). Grupi parlamentar vendos politikisht, ndërsa juristët vendosin teknikisht dhe profesionalisht. Kështu na i ke sjelle edhe ti këto materiale, vetëm për firmë", u shpreh Bardhi.

Ora 16:14
Basha: SPAK të bëjë vettingun e politikanëve! Brenda javës propozojmë ndryshime kushtetuese edhe për ‘territorialen’ dhe ‘zgjedhoren’

1634566388_Screenshot1.jpg

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit, kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat.

“I uroj punë të mbarë Komisionit Hetimor për 25 prillin në zbardhjen e kësaj masakre si një parakusht në kthimin  e vendin në shinat e demokracisë dhe legjitimitetit, që lidhet me mirëqenie, me rrogat e shqiptarëve me fatet dhe sigurinë, grupi i PD ka miraruar sot vendimit për të depozituar amandemantet kushtreuesue për zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të kushtetutës së 30 korrikut dhe miratimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, amendamentin për vettingun e Politikanëve, është një qëllim legjitim dhe respektojnë edhe kërkesën për propocionalitet, SPAK të marrë përsipër evidentimin një për një të çdo deputeti, kryebashkiakw, ministri, kryeministri, kreu i shtetit për lidhjet me krimin, pasuritë, për personat vetë, familjarët dhe ortakët e tyre, Dhe hapja e rrugë së reformës territoriale.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Denis: 18/10/2021 19:39

    Demagogjia e udheheqesve te korrupsionit politik ne Shqiperi, nuk ka kufij! Dy kreret, Rama dhe Basha, produkte te ketij korrupsioni, duan te bejme vetting per...veten dhe te tjeret poshte tyre. Po pse, ata nuk e kuptojne se cfare jane? Perse duhet vetting xhanem? Kjo ide e radhes eshte favori qe Rama do ti jape Bashes per te spastruar PD dhe berishianet. Sikunder ia dha Berisja Rames ne 2008, per te spastruar nanoistet. Meqe keta plehra e paskan "seriozisht" le te vendosin si kriter themelor TESTIN E POLIGRAFIT me nje set pyetjesh te hartuara nga organizatat nderkombetare antikorrupsion. Dhe procesin ta transmetojne live, ku ne, publiku, te shohim sa do u veje amperi!!!

    Përgjigju
  • gjergji: 18/10/2021 16:50

    vETINGU I POLITIKANEVE TE BEHET NGA NDERKOMBETARET OSE TA DREJTOJNE E UDHEHEQIN ATO SI NE VETINGUN PER GJTGJTARET E PROKURORET.PERNDRYSHE JANE LOJNA TE NDYRA FJALESH TE POLITIKANEVE Shakllabane

    Përgjigju
  • Tiku: 18/10/2021 15:09

    Vettingu politikaneve. Teze e drejte, por sbesoj se vete pd do e mbaj kete tez deri ne fund. Duhen burra te bejne kete gje kauz te pakundershtueshme. Por thjeshte per pazar e kane...so. Bla bla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mbështetësi i Belerit pështyu Tavon, ‘shpërthen’ Braçe: Këta horra që mendojnë se kanë imunitet nga Greqia të ndëshkohen me ligj! Cenuan shtetin dhe zyrtarët shqiptare

VIDEO/ Mbështetësi i Belerit pështyu Tavon, ‘shpërthen’ Braçe: Këta horra që mendojnë se kanë imunitet nga Greqia të ndëshkohen me ligj! Cenuan shtetin dhe zyrtarët shqiptare