Zbardhen SMS kërcënuese/ Kryegjyqtari-shtetases: Mos të duket e lehtë, do e shohësh

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, më 12 dhjetor të 2018, ka vendosur të shkarkojë nga detyra kryetarin e Gjykatës së Pukës, Izet Kadana, i cili nuk mundi të kalojë asnjërin nga tre testet e Vetingut. Përpos mosjustifikimit të pasurisë dhe problemeve me figurën, trupa gjykuese e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli, ka konstatuar se Kadana ka shkelur edhe etikën e gjyqtarit, pasi i ka dërguar 19 mesazhe kërcënuese një shtetaseje me iniciale F. L, për shkak se kishte konkurruar për një vend pune, i projektuar për bashkëshorten e tij. Bëhej fjalë për një pozicion kryesekretare/financiere pranë Prokurorisë së Rrethit Pukë, vend të cilin pas ndërhyrjes së gjyqtarit Kadana, sipas KPK, e fiton bashkëshortja e tij.

Mesazhet kërcënuese

Në vendimin e shkarkimit të kryetari të Gjykatës së Pukës, Izet Kadana, zbardhet përmbajtja e disa mesazheve të tij, dërguar shtetases F. L, në vitin 2015, vetëm sepse kjo e fundit kishte konkurruar për pozicionin e punës. “Në ankesën e saj, kjo shtetase pretendon se gjyqtari Izet Kadana, i ka sjellë shqetësime duke i dërguar 19 sms në numrin e saj të telefonit. Këto pretendime, sipas saj lidhen me aplikimin për punësim në pozicionin e kryesekretares/finanieres, pranë Prokurorisë së Rrethit Pukë, vend për të cilin kishte aplikuar edhe bashkëshortja e subjektit, znj. S. K. Nëpërmjet këtyre mesazheve sipas denoncueses, ai e uronte për detyrën e re dhe e kërcënonte se nuk do ta lejonte të emërohej në atë vend pune”, thuhet në vendimin e KPK. Sipas KPK, Kadana kishte njohje prej kohësh me shtetasen F. L. duke qenë se ajo kishte punuar si financiare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë. Kjo shtetase, si dhe gruaja e tij, kanë aplikuar për një vend pune për kryesekretare/financiare pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë. Shtetasja F. L. dhe bashkëshorti i saj, i ishin shprehur paraprakisht bashkëshortes së subjektit, znj. S. K., se ajo nuk do të konkurronte. Pasi Kadana ka marrë vesh nga Prokurori i Rrethit Pukë se ishin përzgjedhur dy kandidatura për t’u vlerësuar, mes të cilave shtetasja F. L., dhe jo kandidatura e bashkëshortes së subjektit, ka pranuar se i ka dërguar shtetases F. L. mesazhet e pretenduara, për shkak se është zhgënjyer prej saj dhe se sjelljet e saj i janë dukur hipokrite.

‘Mos të duket e lehtë, do ta shohësh’

Sipas vendimit të shkarkimit, në mesazhin nr. 9, kryetari të Gjykatës së Pukës, Izet Kadana i ka shkruar shtetases: “U hoqe ndryshe, s’ka problem, çdo person punon për vete dhe e di të kaluarën dhe të ardhmen e vet, por unë nuk do rri rehat, do vlerësoj çdo gjë”... Në mesazhin, nr. 10, gjyqtari shkruan : “Menjëherë qysh sot do të njoftoj Prokurorinë e Përgjithshëm për atë që e vlerësoj unë kush do jetë në atë punë, dhe mos të duket e lehtë, edhe pse s’do jete gruaja ime, s’besoj se do jenë ato njerëz që kanë punuar aty dhe nuk e meritojnë..”, Në mesazhin, nr. 11, midis të tjerave ai ka shkruar:” ....hajt a shohim kush jam unë....”. Ndërkaq, në procesverbalin që ka mbajtur në atë kohë kryeinspektorja e KLD, gjyqtari Kadana thekson se “ : ...Pas pak ditësh, nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme është kërkuar edhe dosja e bashkëshortes sime. Më vonë gjatë procedurës, Prokurori i Përgjithshëm ka dhëne leje për miratimin e kandidaturës së bashkëshortes sime në atë funksion...”.

Ndërhyrja

Sipas vendimit të KPK, më vonë, gjyqtari Kadana ka biseduar me drejtuesin e Prokurorisë Pukë, duke u interesuar për kandidaturën e bashkëshortes së tij, duke mundësuar emërimin e saj në mënyrë të padrejtë. “Pas bisedës me subjektin e rivlerësimit, rezulton që drejtuesi i Prokurorisë Pukë, më datë 05.03.2015, i ka dërguar Prokurorisë së përgjithshme, vetëm dokumentet e bashkëshortes së subjektit. Fakti që nuk janë dërguar dokumentet e dy kandidateve të tjerë, tregon që znj. S. K., është favorizuar gjatë përzgjedhjes së kandidaturës së saj. Pra siç rezulton, pasi ka paralajmëruar me mesazhe, znj. F. L. më datë 06.03.2015, se do ta shohë se kush ishte ai dhe se do të interesohej për problemin në fjalë, ndikimi i subjektit për emërimin në detyrë të bashkëshortes së tij, tashmë ishte kryer. Bazuar në nenin 103, germa d, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, përfitimi i padrejtë, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë i dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale të çfarëdo lloji, të cilat qoftë edhe me anë të veprimeve të ligjshme, i jepen për shkak të funksionit që ushtron, ose si rrjedhojë e përdorimit prej tij të pozicionit, konsiderohet si shkelje disiplinore”, arsyeton KPK.

Gjyqtari: Kam gabuar me mesazhet

Para Komisionit të Vetingut, kryetari të Gjykatës së Pukës, Izet Kadana ka pranuar se ka gabuar gjatë komunikimit nëpërmjet sms-ve me shtetasen F. L., duke u justifikuar se komunikimi mes tyre nuk ka qenë për shkak të detyrës, por për shkak të marrëdhënies shoqërore që ka pasur me të. “Në lidhje me mungesën e etikës gjatë komunikimit me shtetasen F. L., subjekti e pranoi se ka qenë një gabim i tij, por që nuk kishte lidhje me ushtrimin e detyrës. Ne lidhje me ndikimin e tij për emërimin në detyrë të bashkëshortes, znj. S. K., subjekti mohon të ketë ndikuar, duke sqaruar se nuk ka asnjë njohje, lidhje apo komunikim me asnjë nga personat që e kanë emëruar, gjë që nuk rezultoi e vërtete nga analiza e të gjitha provave të grumbulluara. Veç kësaj, ai nuk ka paraqitur asnjë prove për të provuar të kundërtën”, thuhet në vendim.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PunëShqiptarësh: 21/01/2019 07:29

    Era M*t gjithandej...

    Përgjigju
  • sapa: 20/01/2019 08:41

    Ky vend me emrin Shqiperi nuk behet dhe pike!Habitem se si rrine njerezit e ndershem ne kete vend jashtezakonisht te korruptuar dhe te neveritshem?

    Përgjigju
  • dulja: 20/01/2019 08:14

    leri ketu pushte .u bushe vendi gjithe plera ke te pastroshe me pare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale