Zbardhet aksidenti në Elbasan, si shkoi policia tek shoferi që i mori jetën të riut

Zbardhet aksidenti në Elbasan, si shkoi policia tek shoferi që i mori jetën të riut

Makina që shkaktoi aksidentin, viktima Gertjan Haka dhe vendi i ngjarjes

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga shoferin që katër ditë më parë aksidentoi për vdekje një të ri, i cili ishte kalimtar duke shkuar në punë.

Hasan Pitja, 60 vjeç, nga Elbasani, përplasi me automjetin e tij tip Benz me targë EL 9504 BI, 24-vjeçarin Gertjan Haka. 

Viktima Gertjan Haka

Policia arriti në identifikimin e shoferit pas hetimeve të nisura, pasi 60-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes duke e lënë të riun në rrugë pa i dhënë ndihmën e parë. Automjeti i tij u gjet i parkuar në garazhin e Hasan Pitjes, me shenja dëmtimi nga përplasja.

Makina që shkaktoi aksidentin në Elbasan

Para uniformave blu shoferi ka pranuar që e ka aksidentuar të riun më 13 shkurt në aksin Metalurgjik-Elbasan, në fshatin Katund i Ri. 60-vjeçari do të hetohet për akuzën e "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen", dhe "largim nga vendi i ngjarjes".

Vendi ku ndodhi aksidenti

Kohë më parë, edhe i riu që ndërroi jetë në aksident, kishte shënuar një viktimë në aksident rrugor. Gertjan Haka i kishte marrë jetën 25-vjeçarit Sajmir Lleshnaku duke e përplasur me makinë, në qershor 2018.  

 

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elena: 21/02/2019 16:49

    Esht e kot te diskutoj...un fola ate qe lexova e pash...un nk jam mjek ligjor apo investigator !!!ok por me duket e cudicme 1e Paska pasur semundja ne biciklet e paska rene e gjeti vdekjen Po pre nga ra ai shkreti nga kati i 5 apo bicikletat e sotme te hecin me 200 km ne ore..2 kur automjeti i Paska kaluar nga kembet te ndjerit Pse e theksoj pse ka shenja perplasje...3 ky shoferi na qenka dhe profesor njeri me shkoll duhet ta ket studiuar codin civil...cfar frike duhet te kishte ai mo ?te jepte ndihmen e pare nje djali te ri ...ne ate gjendje...mjer ai shkreti qe iku thuaj Po isha zoti dhe ligji befshin drejtesi ...per ate djal ...mjek prinderit e shkret

    Përgjigju
  • Elena: 17/02/2019 12:31

    Polizia duhet te hetoj me gjat ...kush esht ky njeri cfar lidhje ka pasur me familjen e te ndjerit i aksidentuar nga vittima Gerti haka...ne asnje menyr nuk behet drejtesi me hakmarrje .ne qoft se behet fjal per hakmarrje zoti dhe ligji i denoft .nuk Merret jeta ne ate menyr...asidenti mund ti ndodhi cdo njeriu Po te mohosh ndihmen e par esht krim...shtet vepro kte kriminel ordiner kalbe ne burg

    Përgjigju
    • Kledjon qefa: 19/02/2019 19:47

      E para ti komenton kot edhe e dyta nuk ja ke iden se si ka ndodhur ngjarja e treta zotria qe ka vdekur ishte me smunje toke edhe ishte nisur per ne pune bashk me te jatin.ekishte zene smunja edhe kishte ren nga bicikleta nderkohe making kishte kaluar edhe i kishte shkelur kembet por nga frika kishte ikur.dmth po tkishte ndenjur do ishte pafaj sepse ai ra nga bicikleta por meqe iku e hangu.sepse in i njof te dy palet sepse hasanin e kam professor ne shkoll kurse kte cunin e kam ne lagje edhe e njof mir nuk esht familje qe ka hasmeri.egjitha ishte aksident.

    • Has an prishhtina: 19/02/2019 19:40

      En

  • resi: 17/02/2019 09:11

    qr karmaaa

    Përgjigju
    • Klodi: 17/02/2019 11:13

      Ca karma e ka vrare per hakmarrje ne te njejten menyre

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës