Zbardhet autopsia, organizatori i grabitjes në Rinas u vra me një plumb në ballë, por nuk gjendet predha

Zbardhet autopsia, organizatori i grabitjes në Rinas u vra me një plumb në ballë, por nuk gjendet predha

Admir Murataj është vrarë me një plumb i cili e ka prekur atë në pjesën e kokës në ballë. Është ky rezultati i autopsisë së kryer në institutin e mjekësisë ligjore. ReportTv ka mësuar se autopsia i është dorëzuar grupit hetimor ende pa përcaktuar llojin e armës që i ka marrë jetën kjo për shkak se në trupin e të ndjerit nuk është gjetur predhë.

Ajo ka lënë shenjën hyrëse në pjesën e ballit dhe ka dalë pas koke duke i shkaktuar atij dëmtime të mëdha dhe humbjen e jetës. Murataj u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë në momentin që do të digjte fugonin me të cilin u bë grabitja brenda aeroportit ndërkombëtar të Rinasit.

Admir Murataj një ditë më parë u përcoll për në banesën e fundit me ceremoninë mortore mbajtur në Tropojë, ndërsa hetimet për grabitjen ku përfshihet dhe vdekja e të konsideruarit organizator i grupit janë ende të hapura.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • preng ndue mark leshi: 13/04/2019 23:24

    kushdo qe ka qelluar mire ka bere nje malok me pak po ky paska qene rilindas i vertete grabites me arme, ka vrare police grek gjynah qe ka lindur ne tropoje te kish qene tironc do e kish bere edvin roma deputet megithate prape i kane mundesite ta c'varosin e ta varosin prape me ceremoni sic bene me ate kokainaxhiun e top chanelit

    Përgjigju
  • Mbase: 13/04/2019 21:25

    Pse duhet ta vrase grupi vet pa djeg furgonin? Provat e lena pas jane shume me te rezikshme se ai vet. Me humbjen e predhes mbyllet historia.

    Përgjigju
  • dudi: 13/04/2019 20:18

    Qen ishte,si qen iku!

    Përgjigju
  • Free: 13/04/2019 18:33

    Polucia nuk e gjeti te vrare nga pjestatet e tjere se oati shkembim zjarri. Plumbi nuk eshte gjetur se hane prd arme ushtarake mbi 9mm kaliber. Ne kte pike i behet buje ktij qe vdiq kurse ata qe jane zhdukur smerret njeri.

    Përgjigju
  • Edi: 13/04/2019 18:26

    Professional

    Përgjigju
  • Edi: 13/04/2019 18:24

    A mer cuna, Profesionista ka.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 13/04/2019 17:52

    Po sikur te ket vrar dike tjeter, dhe te thote u vra e te filloj nje jete tjeter? Kshu del jasht kerkimit ceshtja mbyllet. I bene adn apo thjesht familjaret thane eshte ai? Predha ka demtuar fytyren ose edhe bosi mund ta ket hequr qafe dhe zhduket gjithcka

    Përgjigju
  • shiku: 13/04/2019 17:00

    Ose eshte qelluar me snajper te fshehur ne vendin e nderrimit te makinave domethene operacioni gracka, ku futen ne kurth normalisht me nje te infiltruar ne grup dhe snajperisti qe pret i fshehur me kamoflash dhe prej 3 oresh, kjo historia e shkembimit te zjarrit vjen ere sepse ne shkembim zjarri ne distance te qellosh ne balle me kallashnikov sikur nuk shkon, edhe me dylbi ta kishte nuk e ben dot.Ne nje shkembim zjarri suprize nuk ke kohe te pergatitesh sepse nuk e di sa vete jane ose kush qellon dhe gjithmone je ne mbrojtje ose shtrire.

    Përgjigju
    • loshi: 13/04/2019 21:04

      Snajperisti eshte me shtetin o mendje gruri se nuk ja vlen me ty se dukesh nga shqipja qe qenke cope cope,nuk i di keto pune ti se e pi kafen me leket e plakut te klubi lagjes se dhe llotot u mbyllen po ik futja gjumit bej ndonje gje per veten se po te gjeti Shiku ti fut ato qe permende ketu ne goje.

    • sigurimsi: 13/04/2019 20:13

      ua cfare analie ke bere more,po ky snajperisti ku e dinte qe do indiqte policia per te mbuluar veten,hahahahaaaaaa, ne balle mund ta ket mar dhe rastesi ne shkembim zjarri mo koqe kanari

  • Saiqir tahiri: 13/04/2019 16:23

    Bie ere te keqe e gjithe kjo histori.ka diçka qe nuk shkon.

    Përgjigju
  • csi: 13/04/2019 15:40

    Mosgjetja e predhes krijon dhe ide tjera... si psh : te jete qelluar nga shume afer dhe normal qe predha tejkalon koken . 2 mundesi ka ktu , o e ka vra shteti dhe do te fshehi autorsine e policit se jemi ne shqipri hesapi . Ose e kan vrare shoket e tij nga afer !

    Përgjigju
  • Erik: 13/04/2019 14:56

    Bravo, "mosgjetja" e predhes do te thote mospercaktim nga cila arme e policise eshte qitur plumbi, menyra e duhur per te ruajtur policin nga hasmeria e familjes apo shokeve grabites.

    Përgjigju
  • florid: 13/04/2019 14:45

    kte e dinim po kush e vrau cili plum kjo do ishte interesante ahahahahaha

    Përgjigju
    • USA: 13/04/2019 17:45

      DISTANCA QE KAPASUR POLICIA NGA KY GODITJA DUHET TE ISHTE BER ME SNAJPER,GJE TE CILEN POLICIA NE ATE AKSION NUK E KA PASUR ,POR ME QE SGJENDET PLUMBI AI ESHTE QELLUAR NGA AFER NGA SHOKET E VET,MBASI NE RASTE TE TILLA TE GJITH JA KAN ME TE FUTUR NJERI TJERIT

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventus për turp, barazon 2-2 me Cagliarin! Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim

GOLAT/ Juventus për turp, barazon 2-2 me Cagliarin! Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim