Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno zbardh dëshminë e Blerta Josifi, të vetmes së mbijetuar nga tragjedia në Kombinat. Blerta rrëfen se ato ishin pjesë e Kishës Ungjillore, por prej 5 vitesh nuk shkonin në Kishë, duke bërë që ritet fetare t'i ndiqnin në shtëpi. Para vdekjes, rrëfen Blerta, motra e saj Anisa ishte "pushtuar nga demonët", dhe se për këtë nuk e kishin dërguar asnjëherë në spital. Ajo jep edhe detaje, duke konfirmuar se Anisa ka ndërruar jetë 15 muaj më parë. më konkretisht më 27 mars dhe nuk i kishin treguar askujt pasi besonin shumë në Zot dhe se nëse do të bënin sakrifica ajo do të rikthehej sërish në jetë.
"Anisa përpara se të vdiste ishte pushtuar nga djalli. Asnjëherë nuk e çuam për mjekim dhe për krizat e saj nervore. Asnjë person nuk e dinte vdekjen e saj, as nga Kisha Ungjillore, pasi kemi rreth 5 vite që nuk shkonim, dhe e vazhdonim vetë rrugëtimin me Zotin. Motra ka ndërruar jetë në 27 mars 2019, ndërsa nëna ka ndërruar jetë në 2 korrik 2020. Të trija kishim besim të madh në Zot dhe jemi pjesë e Kishës Ungjillore, por kemi rreth 5 vite që nuk shkojmë në kishë. Përpara se të ndërronte jetë, nëna kishte qëndruar 52 ditë pa ngrënë. Për vdekjen e Anisës nuk i treguam asnjë personi, por vazhduam ta mbajmë trupin në banesë pasi së bashku me nënën besonim se nëse do të bënim sakrifica, Anisa do të kthehej sërish në jetë", mësohet të ketë thënë Blerta në dëshminë e saj.
Lajmi kryesor:
Vetëflijimi i nënë e bijë/ Dëshmia e vajzës: Motra u pushtua nga 'demonët'! Kisha Ungjillore: Familja anëtare e jona para 15 vitesh, s'predikojmë vetëvrasjen
B.K.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?
-
PO
16.5%
-
JO
76.4%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 5674
Lajme të tjera
-
Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet
28 Mars, 16:43
-
Foto/ Përfshihet nga flakët apartamenti në Tiranë
28 Mars, 16:10
-
‘Tirana nga ajri’ / Nga të ftuarit VIP e familja Rama te reagimi i ambasadorit të BE-së, ç ‘ndodhi në premierë, Alket Islami: Fotografova kryeqytetin për 30 vjet, ditë e shënuar!
28 Mars, 15:43
-
Tiranë/ U ndërtuan me dokumente të falsifikuara, sekuestrohen 7 vila në Mullet! 10 persona merren të pandehur (EMRAT)
28 Mars, 15:14
-
Veliaj dhe Krifca inspektojnë rikonstruksionin e Rrugës së Agallarëve në Farkë: Fokusi këtë pranverë tek investimet në periferi
28 Mars, 13:43
-
Dhunë ndaj fëmijës dhe nënës, vihen në pranga dy persona në Tiranë
28 Mars, 10:48
-
'Tirana nga ajri', ndryshimi përmes një dokumentari! Alket Islami: Ta shohin brezat e rinj si ka qenë! Rama: Do jetë kryeqyteti europian i të gjithë rajonit (VIDEO)
27 Mars, 19:05
-
Mësuesi-muzikant Cardini i dedikoi vepër, ish-studenti, sot pianist i njohur e luan në Tiranë në shenjë homazhi! Emanuele Torquati: U ndjeva në shtëpi
27 Mars, 16:18
-
Bashkia e Tiranës shtron darkën e iftarit me shoqatat myslimane dhe myftininë e Tiranës
27 Mars, 15:32
-
Pluhuri afrikan mbulon Shqipërinë, temperatura të larta deri në 26 gradë celsius! Italia goditet nga cikloni i Kolombit, pritet ‘bora e kuqe’
27 Mars, 14:03
-
Tiranë/ 21-vjeçari godet me grusht punonjësin e OSHEE-së
27 Mars, 13:40
-
Goditi punonjësin e OSHEE-së, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë
27 Mars, 13:16